Emigracion Archives - SkandiAlbRadio

Miratohet ligji i ri për emigracionin: Suedia shtrëngon kushtet për bashkimin familjar
Parlamenti suedez ka miratuar sot, gjatë pasdites, disa ndryshime ligjore, mes tyre edhe propozimin për shtrëngimin e kushteve për bashkimin familjar.

Propozimi i qeverisë u miratua me 176 vota pro dhe 171 kundër.

Sipas ndryshimeve të miratuara, rriten kërkesat për të ardhurat dhe aftësinë financiare të personit që dëshiron të sjellë familjarët në Suedi. Gjithashtu, personi që jeton në Suedi dhe shërben si bazë për kërkesën e bashkimit familjar duhet të ketë pasur leje qëndrimi në Suedi për të paktën dy vjet.

Ndryshimet kanë shkaktuar reagime të forta nga opozita. Deputeti i Partisë së Qendrës, Niels Paarup-Petersen, e ka cilësuar rezultatin e votimit si “të mjerueshëm dhe thellësisht të padenjë”.

Në një koment, ai shkruan se tashmë mund të ndodhë që një fëmijë të bëhet arsyeja që një familje, e cila punon, siguron jetesën dhe kontribuon në Suedi, të detyrohet të largohet nga vendi.

Nga ana tjetër, ministri suedez i Migracionit, Johan Forssell, e ka cilësuar votimin e sotëm si “një informacion të rëndësishëm për votuesit”.

Sipas Forssell, ndryshimet janë të rëndësishme për të luftuar përjashtimin social, për të forcuar nxitjen për vetëmbështetje ekonomike dhe për të përmirësuar integrimin.

“Është mirë që opozita nuk arriti të siguronte shumicën në parlament për lehtësimet që propozonte”, ka shkruar ministri Forssell në komentin e tij.

Burimi:TT/Omni/SVT

Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/senaste-nytt-om-val-2026?inlagg=af22bc82410f1649cee4c9360587d7e0

https://tt.omni.se/harda-ord-om-migrationslag-abort-eller-utvisning/a/zOV8Aq

The post Miratohet ligji i ri për emigracionin: Suedia shtrëngon kushtet për bashkimin familjar appeared first on SkandiAlbRadio.

Ndryshime të reja në ligjet e emigracionit në Suedi nga 12 korriku
Nga data 12 korrik hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme në ligjet suedeze për migracionin dhe azilin. Këto ndryshime bëhen për ta përshtatur legjislacionin suedez me Paktin e Bashkimit Evropian për Migracionin dhe Azilin. Po ashtu, hiqet mundësia për të marrë leje qëndrimi të përhershme (PUT) për personat që kanë leje qëndrimi të lidhur me azilin. Ndryshimet bazohen në propozimin e qeverisë suedeze (Prop. 2025/26:262).

Policia merr përgjegjësinë kryesore për screening-un

Ligji i ri përcakton se Policia Suedeze do të jetë autoriteti kryesor përgjegjës për procesin e kontrollit fillestar, i njohur si screening, i cili është pjesë e Paktit të BE-së për Migracionin dhe Azilin.

Edhe Migrationsverket (Agjencia Suedeze e Migracionit) është caktuar si autoritet për këtë proces. Për këtë arsye, Migrationsverket dhe Policia kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila përcakton se si do të zhvillohet screening-u, kush mban përgjegjësi për secilën pjesë të procesit dhe si do të bëhet ndjekja dhe vlerësimi i tij.

Drejtoresha e Përgjithshme e Migrationsverket, Maria Mindhammar, tha se për pjesët ku Migrationsverket dhe Policia kanë përgjegjësi të përbashkët, tashmë është arritur marrëveshje për mënyrën se si do të zbatohet procesi në praktikë. Marrëveshja hyn në fuqi më 12 korrik dhe do të jetë në fuqi deri në një vendim tjetër.

Screening-u përfshin:

kontrollin e identitetit;

kontrollin e sigurisë;

vlerësimin e cenueshmërisë së personit;

si dhe një kontroll të thjeshtë shëndetësor, për të cilin janë përgjegjëse rajonet e Suedisë.

Ky proces do të zhvillohet në qendrat e Migrationsverket në Boden, Märsta/Arlanda, Mölndal dhe Malmö, ku Agjencia e Migracionit tashmë ndan ambientet me Policinë.

Kufizohet ndihma juridike falas

Nga 12 korriku ndryshon edhe e drejta për ndihmë juridike falas. Ligji është përshtatur me standardet minimale të Bashkimit Evropian.

Sipas rregullave të reja, personat që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare (azil) kanë të drejtë vetëm për dy orë këshillim juridik falas në fillim të procesit të aplikimit.

Nëse aplikanti vendos të ankimojë vendimin e Migrationsverket, atëherë ai ose ajo ka të drejtë për një përfaqësues ligjor falas gjatë procesit të ankimit.

Kjo është ndryshe nga rregullat e mëparshme, kur një person që kërkonte azil në Suedi mund të kishte të drejtë për një përfaqësues ligjor falas që nga dita kur dorëzonte kërkesën për azil.

Hiqet mundësia për leje qëndrimi të përhershme

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është se hiqet mundësia për të marrë leje qëndrimi të përhershme (PUT) për personat që kanë leje qëndrimi të lidhur me azilin. Me këtë ndryshim, legjislacioni suedez përshtatet me nivelin minimal të kërkuar nga Bashkimi Evropian.

Për personat që kanë marrë një leje qëndrimi të përkohshme pas marrjes së azilit dhe që kanë aplikuar për leje qëndrimi të përhershme, Migrationsverket nuk do ta shqyrtojë më kërkesën për leje të përhershme. Në vend të kësaj, do të vlerësojë vetëm nëse personi i plotëson kushtet për zgjatjen e lejes së përkohshme të qëndrimit.

Ndryshimet nuk prekin personat që tashmë kanë një leje qëndrimi të përhershme. Ata do ta mbajnë statusin e tyre edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

Burimi:Migrationsverket

Link: https://www.migrationsverket.se/nyhetsarkiv/nyhetsarkiv/2026-07-09-flera-lagandringar-inom-migrationsomradet-fran-12-juli.html

The post Ndryshime të reja në ligjet e emigracionit në Suedi nga 12 korriku appeared first on SkandiAlbRadio.

Suedia ndryshon rregullat për studiuesit dhe studentët e huaj. Masa të reja për lejet e qëndrimit.
Parlamenti suedez ka miratuar sot ndryshime në rregullat e migracionit për studiues të huaj, doktorantë dhe studentë (SfU23). Qëllimi i ligjit është të tërheqë më shumë studiues në Suedi, por edhe të ndalojë abuzimin me lejet e qëndrimit për studime.

Sipas vendimit të ri, ndryshimet kryesore janë:

Doktorantët do të mund të marrin leje qëndrimi për kërkim shkencor

Studiuesit dhe doktorantët do të mund të marrin më shpejt leje qëndrimi të përhershme

Ata do të mund të marrin edhe leje më të gjata për të kërkuar punë pasi të përfundojnë studimet ose kërkimin

Studiuesit, doktorantët dhe familjarët e tyre do të kenë më shumë mundësi të aplikojnë për leje qëndrimi brenda Suedisë

Kufizohen mundësitë për të punuar kur dikush ka leje qëndrimi për studime

Rriten kërkesat për përparim të mjaftueshëm në studime

Rriten kërkesat për kalim nga leje studimi në leje pune

Vendosen rregulla të reja për kur mund të hiqet leja e qëndrimit për familjarët e studentëve

Gjithashtu, parlamenti ka miratuar edhe një ligj të ri për leje qëndrimi për personat nga Ukraina që janë larguar për shkak të luftës.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi më 11 qershor 2026.

Burimi: Riksdagen

Link: https://www.riksdagen.se/sv/webb-tv/video/beslut/beslut-battre-migrationsrattsliga-regler-for_hdc320260429sfu23/

The post Suedia ndryshon rregullat për studiuesit dhe studentët e huaj. Masa të reja për lejet e qëndrimit. appeared first on SkandiAlbRadio.

Parlamenti suedez miraton rregulla më të ashpra për shtetësinë. Ja cilat rregulla?
Parlamenti suedez ka miratuar sot propozimin e qeverisë për të ashpërsuar kushtet për marrjen e shtetësisë suedeze (SfU28).

Sipas vendimit të ri, ndryshimet kryesore janë këto:

Koha që duhet të jetosh në Suedi për të aplikuar për shtetësi rritet nga 5 në 8 vjet si rregull bazë

Vendosen kërkesa më të larta për mënyrën e jetesës së personit që kërkon shtetësi

Futet kërkesa që personi të ketë të ardhura të mjaftueshme kur bën aplikimin

Futet kërkesë për njohuri të gjuhës suedeze dhe për njohuri mbi shoqërinë suedeze

Kufizohet sa më shumë mundësia për të marrë shtetësinë vetëm përmes njoftimit (anmälningsförfarande)

Fëmijët mund të marrin shtetësinë suedeze në mënyrë të pavarur, pasi kujdestarët e tyre të kenë bërë aplikimin

Qëllimi i ligjit është të forcojë rëndësinë e shtetësisë suedeze dhe të rrisë mundësinë që njerëzit të marrin pjesë aktive në shoqëri.

Ndryshimet ligjore do të hyjnë në fuqi më 6 qershor 2026.

Rregullat për provimin e shtetësisë në lexim dhe dëgjim në gjuhën suedeze në nivel funksional do të hyjnë në fuqi më 1 tetor 2027, ose më herët nëse qeveria vendos.

Rregullat e tjera për provimin e gjuhës suedeze do të hyjnë në fuqi në një datë që do të përcaktohet nga qeveria.

Burimi: Riksdagen

Link: https://www.riksdagen.se/sv/webb-tv/video/beslut/beslut-skarpta-krav-for-svenskt-medborgarskap_hdc320260429sfu28/?pos=118&autoplay=true

The post Parlamenti suedez miraton rregulla më të ashpra për shtetësinë. Ja cilat rregulla? appeared first on SkandiAlbRadio.

Qeveria suedeze miratoi sot rritjen e ndihmës për rikthim në atdhe. Deri në 600 mijë krona për familje.
Qeveria suedeze ka miratuar sot një vendim të ri për të rritur ndihmën financiare që u jepet personave që duan të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Kjo ndihmë, e quajtur “ndihmë për rikthim në atdhe”, do të rritet ndjeshëm duke filluar nga 1 janari 2026.

Sipas vendimit të ri të qeverisë, shumat do të jenë si më poshtë:

350 000 krona për personat mbi 18 vjeç.

25 000 krona për personat nën 18 vjeç.

Deri në 500 000 krona për bashkëshortët ose partnerët që jetojnë bashkë.

Deri në 600 000 krona për një familje (një ekonomi familjare).

Ministri i Migracionit, Johan Forssell, tha në një deklaratë për shtyp se qëllimi i kësaj ndihme është t’u japë mundësi personave që nuk ndihen mirë ose nuk janë integruar mjaftueshëm në shoqërinë suedeze, të nisin një jetë të re në vendin e tyre të origjinës.

Më parë, ndihma për rikthim ka qenë shumë më e ulët vetëm 10 000 krona për çdo të rritur dhe 5 000 krona për çdo person nën 18 vjeç. Gjithashtu, ka pasur një kufi maksimal prej 40 000 kronash për familje.

Me rregullat e reja që qeveria miratoi sot, ndihma do të jetë disa herë më e madhe dhe do të hyjë në fuqi nga data 1 janar 2026.

Burimi: Aftonbladet

The post Qeveria suedeze miratoi sot rritjen e ndihmës për rikthim në atdhe. Deri në 600 mijë krona për familje. appeared first on SkandiAlbRadio.

Qeveria suedeze rrit pagën minimale për punëtorët e huaj në 33 900 krona
Qeveria suedeze dhe Demokratët Suedezë (SD) kanë arritur një marrëveshje të re për të ndryshuar rregullat e emigracionit të punës. Sipas marrëveshjes, paga minimale për punëtorët që vijnë në Suedi përmes migracionit të punës do të jetë 90% e pagës mesatare, që për momentin përkthehet në 33 900 krona në muaj.

Ky ndryshim nënkupton se niveli i ri është më i lartë se ai aktual, që është 80% e pagës mesatare, por më i ulët se sa ishte planifikuar fillimisht në 100%, pra 37 100 krona.

Sipas marrëveshjes, qeveria do të ketë mundësinë të bëjë përjashtime nëse ekziston nevoja, dhe disa profesione mund të përjashtohen nga kërkesa e re e pagës.

“Kjo do të thotë që për disa grupe profesionesh paga mund të jetë pak më e ulët,” tha ministri i Migracionit, Johan Forsell (Moderaterna).

Kërkesa e re pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor të vitit 2026.

Ndryshimi është pjesë e një rishikimi të marrëveshjes Tidö, e cila më parë parashikonte që punëtorët e huaj të fitonin të paktën 100% të pagës mesatare. Në verë, ministri i Punës Johan Britz (Liberalerna) kishte deklaruar për Dagens Nyheter se ai nuk mbështeste ngritjen e kufirit në 100%.

Rregulla më të ashpra për bashkim familjar

Në të njëjtën kohë, qeveria ka njoftuar se do të zbatojë disa masa të reja për bashkimin familjar. Këto masa bazohen në raportin “Kushte më të ashpra për bashkim familjar” dhe përfshijnë:

një periudhë pritjeje prej dy vitesh për disa kategori personash që kërkojnë bashkim familjar,

rritje të kërkesës për të ardhura të mjaftueshme nga personi që kërkon të sjellë familjen,

si dhe kufizim të rrethit të familjarëve që lejohen të emigrojnë në Suedi.

“Qëllimi kryesor është të kufizohet bashkimi familjar sa më shumë që lejojnë rregullat e BE-së dhe angazhimet ndërkombëtare të Suedisë,” tha përfaqësuesi i SD-së, Ludvig Aspling.

Hetim i ri për punëtorët ilegalë

Në vitin e ardhshëm, qeveria do të krijojë një komision të ri hetimor për të shqyrtuar masat që do të forcojnë përgjegjësinë penale për ata që punësojnë nënkontraktorë që përdorin punëtorë ilegalë.

Kjo nismë vjen si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të luftuar abuzimet në tregun e punës dhe për të siguruar që ligjet suedeze të zbatohen ndaj të gjithë punëdhënësve.

Burimi: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/svt-erfar-ny-loneniva-for-arbetskraftsinvandring

Burimi: https://omni.se/regeringen-och-sd-sanker-lonekrav-for-arbetskraftsinvandrare/a/KMOnBX

The post Qeveria suedeze rrit pagën minimale për punëtorët e huaj në 33 900 krona appeared first on SkandiAlbRadio.

Paga minimale për leje pune në Suedi rritet, tani duhen të paktën 29 680 SEK në muaj.
Nga data 17 qershor 2025, të gjithë të huajt që kërkojnë leje pune në Suedi duhet të kenë një pagë mujore të paktën 29 680 korona suedeze. Kjo vjen pas përditësimit të pagës mesatare nga Enti Suedez i Statistikave (SCB), e cila tani është 37 100 SEK.

Sipas rregullave, për të marrë leje pune në Suedi duhet të kesh një të ardhur që të siguron një jetë të qëndrueshme. Ligji kërkon që paga jote të jetë të paktën 80% e pagës mesatare që SCB publikon çdo vit. Kjo është arsyeja pse niveli i ri është caktuar në 29 680 SEK.

Ky ndryshim vlen për të gjitha aplikimet që dorëzohen nga 17 qershori e tutje. Nëse ke dorëzuar aplikimin para kësaj date, atëherë do të merret parasysh paga mesatare që ka qenë në fuqi në atë kohë.

Ky ndryshim prek shumë punëtorë të huaj që duan të punojnë në Suedi dhe është pjesë e përpjekjeve për të siguruar kushte më të drejta dhe më të qarta për të gjithë.

Paga e re mediane në Suedi: 37 100 SEK

Paga minimale për leje pune: 29 680 SEK

Data kur hyn në fuqi: 17 qershor 2025

Vlen vetëm për aplikime të reja që dorëzohen pas kësaj date.

Burimi:⬇️

https://www.migrationsverket.se/nyheter/nyhetsarkiv/2025-06-17-ny-medianlon-paverkar-hur-hog-lon-du-maste-ha-for-att-fa-arbetstillstand.html

The post Paga minimale për leje pune në Suedi rritet, tani duhen të paktën 29 680 SEK në muaj. appeared first on SkandiAlbRadio.

Migrationsverket: Do të merren më parë aplikimet më të vjetra për shtetësi.
Shumë njerëz që kanë kërkuar shtetësi suedeze kanë pritur shumë gjatë për një përgjigje. Disa prej tyre kanë pritur më shumë se katër vjet. Kjo ka sjellë kritika ndaj Migrationsverket, institucionit që merret me çështjet e emigracionit në Suedi.

Tani Migrationsverket ka vendosur të ndryshojë mënyrën e punës. Nga tani e tutje, ata do të shqyrtojnë aplikimet më të vjetra më parë, në radhën që janë dorëzuar.

Më parë, Migrationsverket kishte përparësi për aplikimet më të lehta. Kjo do të thotë se disa persona që kishin dokumente të plota dhe raste të thjeshta, merrnin përgjigje shpejt. Ndërsa ata me raste më të ndërlikuara prisnin më shumë.

Një nga arsyet pse ka vonesa është se shumë refugjatë erdhën në Suedi në vitin 2015. Tani, shumë prej tyre kanë kërkuar shtetësi.

Nga ana tjetër, Migrationsverket paralajmëron se nuk do të mund të përpunojë aq shumë aplikime sa më parë. Kjo për shkak se qeveria ka kërkuar më shumë kontrolle sigurie për të gjithë ata që kërkojnë shtetësinë. Tani, institucionet do të kontrollojnë më thellë identitetin dhe të dhënat e personave.

Burimi: Sverige radio

The post Migrationsverket: Do të merren më parë aplikimet më të vjetra për shtetësi. appeared first on SkandiAlbRadio.

Ndryshime të reja në zyrat e shërbimeve për Migracionin. Ja ku Mund të merrni ndihmë që nga maji!
Qendra e Shërbimeve Shtetërore

Duke filluar nga muaj maji, do të ketë ndryshime në zyrat e shërbimit ku mund të vizitoni për të marrë ndihmë me shërbimet e Bordit Suedez të Migracionit.

▪️ Zyrat e shërbimit që kanë filluar të ofrojnë shërbimet e Bordit Suedez të Migracionit janë:

– Stokholm Sundbyberg, 20 maj

– Stokholm Rinkeby, 20 maj

– Kristianstad, 21 maj

– Qyteti i Malmö-s, 21 maj

⛔ Zyrat e shërbimit që nuk ofrojnë më shërbimet e Bordit Suedez të Migracionit janë:

🛑Stokholm Odenplan, 20 maj

🛑Malmö Mobilia, 1 qershor

Në Qendrën e Shërbimeve Shtetërore, mund të merrni ndihmë për përdorimin e shërbimeve dixhitale, pyetje të përgjithshme në lidhje me leje të ndryshme, gjetjen e informacionit të duhur në faqen e internetit të Bordit Suedez të Migracionit dhe ndihmë për plotësimin e saktë të aplikimit. Gjithashtu mund të merrni ndihmë me kopjimin, printimin dhe dërgimin e dokumenteve te Bordi Suedez i Migracionit.

Në websajtin e internetit të Bordit Suedez të Migracionit mund të gjeni adresat e zyrave të ndryshme duke kontrolluar tek:

“Statens servicecenter”

https://www.migrationsverket.se/Kontakta-oss/Besok-oss.html

The post Ndryshime të reja në zyrat e shërbimeve për Migracionin. Ja ku Mund të merrni ndihmë që nga maji! appeared first on SkandiAlbRadio.

Suedia bie ndjeshëm në pranimin e azilkërkuesve në BE
Gati gjysmë milioni persona morën azil në Bashkimin Europian gjatë vitit 2024, një rritje prej 6,9% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, Suedia vazhdon të bjerë në renditjen e vendeve që pranojnë më shumë azilkërkues.

Në vitin 2013, Suedia ishte vendi i BE-së që pranonte më shumë kërkesa për azil. Por sipas statistikave të reja nga Eurostat, Suedia ka rënë tani në vendin e 13-të.

Gjatë vitit 2024, numri total i azilkërkuesve të pranuar në BE u rrit me 6,9% duke arritur në 437.900 – mbi 28.000 më shumë se një vit më parë. Kjo është shifra e tretë më e lartë në 15 vitet e fundit, pas viteve 2016 dhe 2017 që pasuan krizën e madhe të refugjatëve nga Siria në vitin 2015.

Sirianët vazhdojnë të jenë grupi më i madh që merr azil (32,3% gjatë 2024), të ndjekur nga afganët (16,5%) dhe venezuelanët (7,9%).

Vendi që pranoi më shumë azilkërkues ishte Gjermania me 150.500 kërkesa të pranuara, më shumë se një e treta e totalit.

Suedia pranoi 3.705 persona, krahasuar me 6.100 gjatë vitit 2023.

Azili në BE 2024

Këto janë shifrat e azilkërkuesve të pranuar në 27 vendet e BE-së gjatë 2024:

Gjermania: 150.500

Franca: 65.230

Spanja: 50.915

Greqia: 40.235

Italia: 39.645

Austria: 25.075

Holanda: 18.450

Belgjika: 16.465

Polonia: 7.030

Bullgaria: 5.105

Irlanda: 4.720

Qipro: 3.820

Suedia: 3.705

Finlanda: 1.600

Estonia: 1.355

Luksemburgu: 975

Danimarka: 820

Rumania: 805

Lituania: 380

Malta: 260

Çekia: 205

Letonia: 190

Sllovenia: 185

Kroacia: 145

Sllovakia: 65

Hungaria: 15

Portugalia: 10

Burimi: Eurostat, TT, GP.

The post Suedia bie ndjeshëm në pranimin e azilkërkuesve në BE appeared first on SkandiAlbRadio.