Lajme

1216 Results / Page 133 of 136

Background

Shqiperi & Kosove

146 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Sot mbushen 146 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar […]

todayJune 10, 2024 15 2

Shqiperi & Kosove

Tensione në Kuvend dhe jashtë Kuvendit/ Protestuesit në përplasje fizike me policinë

Ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua seanca plenare, jashtë tij, simpatizantët e opozitës protestuan duke u përplasur fizikisht me efektivët e policisë. Deputetët opozitar kanë mbajtur fjalime, ndërkohë që Flamur Noka dhe kolegët e tij të opozitëz bllokuan foltoren. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e përjashtoi Nokën nga seanca, mbas paralajmërimeve të vazhdueshme. Jashtë Kuvendit, peotestuesit dogjën goma, hodhën molotov, shishe uji e gurë drejt efektivëve të policisë. […]

todayJune 6, 2024 14 2

Shqiperi & Kosove

Policia e Kosovës merr në pyetje gruan e Millan Radoiçiqit

Autoritetet kosovare e kanë marrë në pyetje të enjten bashkëshorten e Millan Radoiciqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të shtatorit të kaluar kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit. Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani. “Konfirmojmë se në Mitrovicën e Veriut është duke u intervistuar ky person, në […]

todayJune 6, 2024 11 2

Shqiperi & Kosove

Konjufca: Draft-statuti për Asociacionin në Kosovë nuk është kompetencë e BE-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian që të propozojë draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Drafti që është dorëzuar nga ana e Bashkimit Evropian, ka një parregullsi, sepse kjo nuk është kompetencë e BE-së dhe mendoj që nëse BE-ja nuk e modifikon këtë qëndrim, atëherë po i bie që do që t'ia marrë me zor një kompetencë […]

todayJune 6, 2024 15

Shqiperi & Kosove

Hetim për kalime të paligjshme në Aeroportin “Nënë Tereza” / 16 punonjës policie në hetim

16 punonjës të policisë kufitare në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, dyshohet se janë të përfshirë në një skemë korrupsioni për kalimin e personave në mënyrë të jashtëligjshme drejt vendeve të BE-së. 8 prej policëve u është caktuar masa e sigurisë, ndërkohë 8 të tjerët po hetohen në gjendje të lirë. Punonjësit e policisë dyshohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” […]

todayJune 4, 2024 13 3

Shqiperi & Kosove

Parlamenti miraton ngritjen e komisionit të posaçëm për reformat

Parlamenti i Shqipërisë miratoi me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e komisionit të posaçëm për reformat, një nismë e PS e propozuar përmes rezolutës kundër korrupsionit të miratuar në Kuvend. Ndërkombëtarët kanë bërë apel për pjesëmarrje nga të gjitha palët politike. Rithemelimi, siç edhe kishte paralajmëruar nuk ka marrë pjesë në votim, përjashtuar 6 deputetëve të grupimit që votuan kundër.

todayMay 31, 2024 16

Shqiperi & Kosove

Të dielën, zgjedhjet në Serbi/ Kandidatët shqiptarë në Luginën e Preshevës

Të dielën në Serbi mbahen zgjedhjet lokale. Shqiptarët e Luginës së Preshevës në këto zgjedhje garojnë me gjashtë lista vetëm në Preshevë dhe katër në Bujanoc. Në tubimin e mbajtur mbrëmë në Prishtinë nga dy kandidatët e PVD-së Ardita Sinani për Preshevën dhe Ragmi Mustafa për Bujanocin, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u theksua nevoja për të mbështetur Luginën për t'i tejkaluar pabarazitë që […]

todayMay 30, 2024 7 2

Informacione për Suedin & Gede Juridik

Keshille nga juristja Gentiana Dedaj lidhur me lejen prinderore

Muajt e fundit jam vene ne kontakt me shume qytetare, bashkeatdhetare dhe jo vetem, ndaj te cileve eshte ngritur padi per vepren penale te mashtrimit lidhur me pagesen e lejes prinderore. Ne shumicen derrmuese te rasteve behet fjale per rastet ku personi i dyshuar dhe me pas i paditur ka punuar ose ka patur pushime ne te njejten kohe qe ka marre edhe pagese per leje prinderore. Nga numri i […]

todayMay 30, 2024 213 5

Shqiperi & Kosove

Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën antikorrupsion

Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen. Projektrezoluta antikorrupsion e propozuar nga maxhoranca u shoqërua me debate në Kuvend. Kjo rezolutë synon të rrisë forcimin e ligjit të luftojë korrupsionin si edhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Sipas kryeministrit Edi Rama, flamuri shqiptar do të ngulet në Bashkimin Evropian […]

todayMay 28, 2024 14

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%