Shqiperi & Kosove Archives - SkandiAlbRadio

Departamenti i Shtetit heq Non Gratën për Berishën
Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i PD-së, i cili ndonëse nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, hyri në sallën e Kuvendit me duartrokitje.

“Unë erdha, u krye”, tha Berisha nga foltorja. Ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga ambasada e SHBA-së lidhur me këtë lajm.

Në 19 maj 2021, pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat PD-ja I humbi, DASH shpalli non grata ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.

Ishte vetë sekretari i Shtetit në atë kohë Antony Blinken i cili përmes një mesazhi në Twitter shkruante se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tija korruptive minojnë demokracinë.

“Unë në mënyrë publike shpall Berishën dhe  anëtarët e familjes së  tij të ngushtë  si të ndaluar për të hyrë në SHBA”. Ne- thekson sekretari amerikan i shtetit- qëndrojmë të bashkuar kundra korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.

Burimi: TCH

The post Departamenti i Shtetit heq Non Gratën për Berishën appeared first on SkandiAlbRadio.

Numërohen 100% të kutive të votimit në Kosovë/ LVV fuqi e parë
Janë procesuar 100% e vendvotimeve në sistemin e rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas rezultatit, Lëvizja Vetëvendosje merr 42.91% të votave. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.12%, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 17,58% të votave dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7,16%.

Kësisoj, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbes si fuqia e parë në parlament, pasi që me këtë rezultat paraprak merr 48 mandate, PDK merr 24, LDK siguron 20 dhe Aleanca merr 8 ulëse.

20 vende në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuar për pakicat. Lista Serbe ka marr 6,18% të votave e siguron 9 nga 10 mandatet për komunitetin serb. Një ulëse merr partia e Nenad Rashiqit, ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim.

10 ulëset tjera do të ndahen mes komuniteteve jo serbe.

Në 15 komuna ka nisur verifikimi i votave të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Numërimi nisi në orën 09:00 në Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, numërimi nis pasdite në 23 komuna të tjera.

Burimi: t.ch

The post Numërohen 100% të kutive të votimit në Kosovë/ LVV fuqi e parë appeared first on SkandiAlbRadio.

Shqipëri: Llogaritë e shqiptarëve jashtë vendit do të zbardhen
Llogaritë bankare të shqiptarëve nëpër botë do të jenë të njohura edhe për shtetin shqiptar.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave të 5 marsit, Shqipëria ka sjellë rregulla të reja për “shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, duke përparuar në fushën e transparencës fiskale ndërkombëtare, pasi për herë të parë përfshin edhe kriptoasetet.

Si pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare për raportimin e përbashkët që prej 2020, bankat dhe institucionet financiare mbledhin të dhëna rreth llogarive të rezidentëve jashtë Shqipërisë dhe njësoj veprojnë edhe autoritetet tatimore të tjera që dërgojnë informacionin bankar që shqiptarët mbajnë jashtë vendit.

Të dhënat që duhet të raportohen lidhen qoftë me identitetin e personit që zotëron llogarinë, apo edhe me vlerën që ka në fund të vitit. Risia e 2026 është përfshirja në rrjetin e raportimit, transaksionet e shitjes apo blerjes së kriptomonedhave si Bitcoin nëpërmjet platformave që veprojnë ose kanë klientë në Shqipëri.

Burimi: Top-Channel

Link: https://top-channel.tv/2026/03/16/llogarite-jashte-vendit-do-te-zbardhen-shqiperia-do-te-marre-te-dhenat-per-llogarite-bankare-te-shqiptareve/

The post Shqipëri: Llogaritë e shqiptarëve jashtë vendit do të zbardhen appeared first on SkandiAlbRadio.

Numërohen 96% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49.8% të votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 96% e kutive.

Vetëvendosje ka siguruar deri tani 49.8% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.21%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.76%. /topchannel

The post Numërohen 96% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49.8% të votave appeared first on SkandiAlbRadio.

Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi
Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër.

Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000.

Shpati u bë i njohur në tregun muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

Burimi: Alsat.mk/ Top-Channel

The post Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi appeared first on SkandiAlbRadio.

Ndërron jetë ish kryeministri Fatos Nano
Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare ish-kryeministri dhe ish-kryesocialisti Fatos Nano. Nano vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm. Fatkeqësisht ai nuk ia ka dalë dot t’i mbijetojë sëmundjes së rëndë, duke u ndarë nga jeta ditën e sotme. Kujtojmë se Nano u shtrua edhe më herët në spital, për një sëmundje të rëndë të mushkërive dhe zemrës. Nano ka qenë kryeministër i Shqipërisë për disa vite dhe ka qenë kryetar i Partisë Socialiste për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 e deri në vitin 2005.

Burimi:A2CNN

The post Ndërron jetë ish kryeministri Fatos Nano appeared first on SkandiAlbRadio.

Çifti polak u ankua për hotelin në Shqipëri, Gjykata Europiane merr vendimin e rëndësishëm
Gjykata e Bashkimit Europian me seli në Luksemburg ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për të gjithë pushuesit.

Një çift polak ishte ankuar në gjykatë për një hotel në Shqipëri.

Sipas këtij çifti, hoteli ishte në ndërtim e sipër, zhurma ishte e lartë, radhët në bufenë e ushqimeve ishin shumë të gjata dhe pishina ishte e shkatërruar.

Edhe pse kishin paguar për një shërbim all-inclusive, ata nuk morën aspak një gjë të tillë.

Por tashmë Gjykata e Bashkimit Europian ka vendosur se pushuesit kanë të drejtë të kompensohen plotësisht nëse nuk marrin shërbimin e merituar all-inclusive.

Turistët që prenotojnë paketë all-inclusive kanë të drejtë të kërkojnë zhdëmtim me çmimin e plotë të paguar.

Shuma e plotë e paguar duhet t’i kthehet pushuesit edhe nëse ai ka shfrytëzuar vetëm pjesërisht disa nga elementët e paketës, në rast se pushimet kthehen në shqetësim dhe humbet interesi për to, gjykon trupa e gjyqtareve dhe gjyqtarëve në Luksemburg.

Procesi kishte të bënte me një çift polak, që kishin prenotuar një paketë all-inclusive në një hotel me pesë yje në Shqipëri. Sapo ata mbërritën në hotel u shqetësuan nga zhurma e punimeve, pasi pishina e hotelit të tyre duhej të shembej me urdhër të autoriteteve.

Punimet e shembjes së objektit zgjatën katër ditë. Gjithashtu pushuesve u duhej të prisnin në radhë të gjata për ushqimin dhe pasditeve ishte hequr nga lista oferta e mëparshme një vakt i ndërmjetëm. Në tri ditët e fundit të pushimit në të njëjtin objekt filluan punime ndërtimi për zgjerimin e hotelit.

Nga një gjykatë në Poloni pushuesit kërkuan zhdëmtim dhe kthimin e pagesës. Gjykata polake iu drejtua Luksemburgut. Tani Gjykata Europiane konstaton se zhdëmtimi me kthimin e plotë të pagesës së pushuesve është në përputhje me ligjin e BE-së. Por operatori turistik nuk mund të dënohet me gjobitje për dëmin. Po ashtu nuk mund të ngrihet pretendim për zhdëmtim, kur në mes është një palë e tretë përgjegjëse për mangësitë dhe nëse ato as nuk kanë mundur të parashikohen dhe as nuk mund të shmangeshin, argumentojnë gjyqtarët e Luksemburgut.

Tani gjykata kombëtare në Poloni duhet të sqarojë, nëse operatori turistik apo menaxhuesi i hotelit kanë qenë të informuar për procedurën e autoriteteve që dhanë urdhërin për shembjen në objekt. Në këtë rast operatori turistik nuk mund të lirohet nga detyrimi për zhdëmtim kundrejt pushuesve. Rasti konkret do të vlerësohet tani nga një gjykatë në Poloni.

The post Çifti polak u ankua për hotelin në Shqipëri, Gjykata Europiane merr vendimin e rëndësishëm appeared first on SkandiAlbRadio.

Vrasje në Gjykatën e Apelit, Tiranë. Ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, është qëlluar për vdekje ditën e sotme brenda sallës së gjyqit, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Në njoftimin e policisë thuhet: Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces). Sipas dëshmisë së autorit, autori pretendon se i është bërë padrejtësi në proces.

Mbetet e paqartë se si arriti të futej brenda në sallë autori i armatosur, kur në këtë institucion, si në çdo institucion tjetër, kalohet nëpër disa kontrolle fizike dhe me detektor metalik.

Lajmi në përditësim…

Burimi: Top channel

The post Vrasje në Gjykatën e Apelit, Tiranë. Ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja appeared first on SkandiAlbRadio.

Dua Lipa merr nënshtetësinë e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur yllin me famë botërore, Dua Lipën në Prishtinë, për t’i dorëzuar shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret presidencial.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se ky është një ‘nder i veçantë’ për vendin, duke theksuar se është një nga personalitetet më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e Kosovës.

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua”, ka shkruar Presidentja Vjosa Osmani. “Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit”, shtoi tutje.

Osmani vlerësoi kontributin e Lipës në promovimin e Kosovës ndërkombëtarisht, në fuqizimin e të rinjve dhe në përkrahjen e artit vendor.

“Kosova është gjithmonë krenare me ty”, përfundon Presidentja postimin e saj.

Ky akt simbolik dhe shumë domethënës vjen në një kohë kur Lipa është kthyer në një nga emrat më të spikatur të industrisë muzikore globale, pa harruar kurrë rrënjët e saj shqiptare.

Burimi: Ballkan web

The post Dua Lipa merr nënshtetësinë e Kosovës appeared first on SkandiAlbRadio.

PS kryeson edhe votat e diasporës, ndiqet nga PD dhe Shqipëria Bëhet.
Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës. Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 101039 zarfe.

Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë kryesimin me 54298 vota, e ndjekur nga PD me 28305.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 8424 vota, Partia Mundësia 3597 vota, Lëvizja Bashkë 2617 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 1155 vota.

Deri tani, vota të pavlefshme rezultojnë 763./topchannel

The post PS kryeson edhe votat e diasporës, ndiqet nga PD dhe Shqipëria Bëhet. appeared first on SkandiAlbRadio.