Lajme

Rikthim në punë pa rrezik: Tani mund të provosh punën pa humbur pagesën e sëmundjes.

todayFebruary 20, 2026 79

Background
share close

Nga 1 marsi, personat që marrin pagesë të plotë për sëmundje mund të provojnë të punojnë pa rrezikun që pagesa t’u ndërpritet. Këtë e njofton Försäkringskassan.

Çfarë ndryshon

Derisa më parë shumë njerëz që ishin të sëmurë plotësisht hezitonin të provonin të punonin nga frika se pagesa e sëmundjes do t’u ndërpritej, tani kjo do të bëhet më e lehtë. Qëllimi i rregullave të reja është të ulë pengesën për të rikthyer njerëzit në punë.

“Të gjejmë së bashku me punëdhënësin mënyra për të ndërprerë një pushim mjekësor është shumë e rëndësishme. Besoj se testimi i aftësisë për punë do të jetë një pjesë kyçe për të lehtësuar rikthimin në punë,” thotë Ulrika Havossar, shefe e departamentit në Försäkringskassan.

Si funksionon testimi i aftësisë për punës.

Punonjësit që kanë pagesë të plotë për sëmundje mund të provojnë të punojnë me kohë të plotë për të testuar sa dhe për sa kohë mund të punojnë, pa humbur pagesën e sëmundjes.

Kjo bëhet së bashku me punëdhënësin dhe Försäkringskassan duhet të njoftohet para fillimit të periudhë së proves.

Prova e punës është vullnetare  ju dhe punëdhënësi vendosni se kur dhe si do të bëhet. Për të marrë pjesë, personi duhet të jetë plotësisht i sëmurë dhe të ketë marrë pagesë të plotë për sëmundje për periudhën që do të zgjasë periudha e provës.

Një periudhë prove është 14 ditë kalendarike, dhe mund të bëhen dy periudha të tilla brenda një viti.

Rëndësia e rregullave

Kush fillon të punojë pa njoftuar më parë Försäkringskassan, mund të humbasë sigurimin për periudhën e provës. Për më tepër, mënyra se si punohet gjatë provës mund të ndikojë në të drejtën për pagesë të sëmundjes nëse kushtet nuk plotësohen.

Rregullat e reja janë krijuar për të dhënë siguri më të madhe për ata që janë të sëmurë gjatë kohë të gjatë ose plotësisht, duke testuar gradualisht aftësinë e tyre për punë, pa frikë se pagesa e sëmundjes do t’u ndërpritet menjëherë.

Burimi: marcusoscarsson.se

Link: https://marcusoscarsson.se/ny-regel-infors-for-sjukpenning/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%