Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria ka vendosur të nisë një hetim për ta bërë të detyrueshëm kontrollin (screening) e njohurive të gjuhës suedeze tek fëmijët e vegjël, shkruan Dagens Nyheter.
Ministri për Çështjet Sociale, Jakob Forssmed (KD), thekson se gjuha ka rëndësi shumë të madhe për jetën e fëmijëve.
“Gjuha është shumë e rëndësishme për mundësitë e fëmijëve për shëndet, për të krijuar marrëdhënie dhe për të qenë pjesë e shoqërisë. Ne e dimë se ndërhyrjet e hershme luajnë një rol shumë, shumë të madh”, është shprehur ai.
Një nga çështjet që do të shqyrtohet në hetim është mosha në të cilën do të kryhen këto teste. Sipas Forssmed, mund të bëhet fjalë për fëmijë të moshës 2,5 deri në 3 vjeç.
Hetimi pritet të përfundojë në muajin gusht. Megjithatë, ministri thekson se asnjë test gjuhe nuk do të jetë gati për t’u zbatuar deri në ditën e zgjedhjeve.
Burimi: DN/Forsking.se
Link:https://forskning.se/2025/04/09/engelska-pa-skarmen-daligt-for-svenska-barns-sprakutveckling/
https://www.dn.se/sverige/spraktester-for-sma-barn-kan-bli-obligatoriska/
Written by: admin