Bota & Kuriozitete

11 të vdekur në Gaza/ Banorët, mungesë të theksuar të ujit të pijshëm

todayJune 4, 2024 4

Background
share close

Sulmet izraelite vranë 11 vetë gjatë natës, duke përfshirë një familje dhe tetë policë, në Gazën qendrore, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë. Ushtria izraelite sulmoi mbi një shtëpi në kampin e refugjatëve Bureij dhe mbi një automjet policie në qytetin qendror Deir al-Balah. Sipas ushtrisë izraelite, ata përpiqen të shmangin dëmtimin e civilëve dhe fajëson Hamasin për vdekjen e tyre, sepse grupi militant vendos luftëtarë, tunele dhe raketahedhës në zona të dendura banimi. Bombardimet izraelite dhe operacionet tokësore në Gaza kanë vrarë më shumë se 36,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë që sulmet vazhdojnë, ofensiva ka ndërprerë në masë të madhe furnizimet për banorët, të cilët janë duke hasur mungesë edhe në ujin e pijshëm. Agjencia e OKB-së, UNRWA ka thënë se Izraeli duhet të sigurojë akses për karburant për të hyrë në Rripin e Gazës, në mënyrë që impiantet e shkripëzimit të mund të funksionojnë dhe të ofrojnë ujë për njerëzit.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%