Emigracion

37 Results / Page 1 of 5

Background

Emigracion

Miratohet ligji i ri për emigracionin: Suedia shtrëngon kushtet për bashkimin familjar

Parlamenti suedez ka miratuar sot, gjatë pasdites, disa ndryshime ligjore, mes tyre edhe propozimin për shtrëngimin e kushteve për bashkimin familjar. Propozimi i qeverisë u miratua me 176 vota pro dhe 171 kundër. Sipas ndryshimeve të miratuara, rriten kërkesat për të ardhurat dhe aftësinë financiare të personit që dëshiron të sjellë familjarët në Suedi. Gjithashtu, personi që jeton në Suedi dhe shërben si bazë për kërkesën e bashkimit familjar duhet […]

todayAugust 13, 2026 1218

Emigracion

Ndryshime të reja në ligjet e emigracionit në Suedi nga 12 korriku

Nga data 12 korrik hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme në ligjet suedeze për migracionin dhe azilin. Këto ndryshime bëhen për ta përshtatur legjislacionin suedez me Paktin e Bashkimit Evropian për Migracionin dhe Azilin. Po ashtu, hiqet mundësia për të marrë leje qëndrimi të përhershme (PUT) për personat që kanë leje qëndrimi të lidhur me azilin. Ndryshimet bazohen në propozimin e qeverisë suedeze (Prop. 2025/26:262). Policia merr përgjegjësinë kryesore […]

todayJuly 10, 2026 442

Emigracion

Suedia ndryshon rregullat për studiuesit dhe studentët e huaj. Masa të reja për lejet e qëndrimit.

Parlamenti suedez ka miratuar sot ndryshime në rregullat e migracionit për studiues të huaj, doktorantë dhe studentë (SfU23). Qëllimi i ligjit është të tërheqë më shumë studiues në Suedi, por edhe të ndalojë abuzimin me lejet e qëndrimit për studime. Sipas vendimit të ri, ndryshimet kryesore janë: Doktorantët do të mund të marrin leje qëndrimi për kërkim shkencor Studiuesit dhe doktorantët do të mund të marrin më shpejt leje qëndrimi […]

todayApril 29, 2026 614

Emigracion

Parlamenti suedez miraton rregulla më të ashpra për shtetësinë. Ja cilat rregulla?

Parlamenti suedez ka miratuar sot propozimin e qeverisë për të ashpërsuar kushtet për marrjen e shtetësisë suedeze (SfU28). Sipas vendimit të ri, ndryshimet kryesore janë këto: Koha që duhet të jetosh në Suedi për të aplikuar për shtetësi rritet nga 5 në 8 vjet si rregull bazë Vendosen kërkesa më të larta për mënyrën e jetesës së personit që kërkon shtetësi Futet kërkesa që personi të ketë të ardhura të […]

todayApril 29, 2026 926 1

Emigracion

Qeveria suedeze miratoi sot rritjen e ndihmës për rikthim në atdhe. Deri në 600 mijë krona për familje.

Qeveria suedeze ka miratuar sot një vendim të ri për të rritur ndihmën financiare që u jepet personave që duan të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Kjo ndihmë, e quajtur “ndihmë për rikthim në atdhe”, do të rritet ndjeshëm duke filluar nga 1 janari 2026. Sipas vendimit të ri të qeverisë, shumat do të jenë si më poshtë: 350 000 krona për personat mbi 18 vjeç. 25 000 […]

todayOctober 30, 2025 1016

Emigracion

Qeveria suedeze rrit pagën minimale për punëtorët e huaj në 33 900 krona

Qeveria suedeze dhe Demokratët Suedezë (SD) kanë arritur një marrëveshje të re për të ndryshuar rregullat e emigracionit të punës. Sipas marrëveshjes, paga minimale për punëtorët që vijnë në Suedi përmes migracionit të punës do të jetë 90% e pagës mesatare, që për momentin përkthehet në 33 900 krona në muaj. Ky ndryshim nënkupton se niveli i ri është më i lartë se ai aktual, që është 80% e pagës […]

todayOctober 6, 2025 947

Emigracion

Paga minimale për leje pune në Suedi rritet, tani duhen të paktën 29 680 SEK në muaj.

Nga data 17 qershor 2025, të gjithë të huajt që kërkojnë leje pune në Suedi duhet të kenë një pagë mujore të paktën 29 680 korona suedeze. Kjo vjen pas përditësimit të pagës mesatare nga Enti Suedez i Statistikave (SCB), e cila tani është 37 100 SEK. Sipas rregullave, për të marrë leje pune në Suedi duhet të kesh një të ardhur që të siguron një jetë të qëndrueshme. Ligji […]

todayJune 17, 2025 777

Emigracion

Migrationsverket: Do të merren më parë aplikimet më të vjetra për shtetësi.

Shumë njerëz që kanë kërkuar shtetësi suedeze kanë pritur shumë gjatë për një përgjigje. Disa prej tyre kanë pritur më shumë se katër vjet. Kjo ka sjellë kritika ndaj Migrationsverket, institucionit që merret me çështjet e emigracionit në Suedi. Tani Migrationsverket ka vendosur të ndryshojë mënyrën e punës. Nga tani e tutje, ata do të shqyrtojnë aplikimet më të vjetra më parë, në radhën që janë dorëzuar. Më parë, Migrationsverket […]

todayMay 31, 2025 662 1

Emigracion

Ndryshime të reja në zyrat e shërbimeve për Migracionin. Ja ku Mund të merrni ndihmë që nga maji!

Qendra e Shërbimeve Shtetërore Duke filluar nga muaj maji, do të ketë ndryshime në zyrat e shërbimit ku mund të vizitoni për të marrë ndihmë me shërbimet e Bordit Suedez të Migracionit. ▪️ Zyrat e shërbimit që kanë filluar të ofrojnë shërbimet e Bordit Suedez të Migracionit janë: - Stokholm Sundbyberg, 20 maj - Stokholm Rinkeby, 20 maj - Kristianstad, 21 maj - Qyteti i Malmö-s, 21 maj ⛔ Zyrat […]

todayMay 20, 2025 909

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP