Suedi & Scandinavia

251 Results / Page 1 of 28

Background

Lajme

Bien falimentimet e bizneseve në Suedi, tetori shënon nivelin më të ulët në pesë vjet

Numri i kompanive që kanë falimentuar në Suedi vazhdon të ulet. Gjatë muajit tetor janë regjistruar 827 falimentime, 15% më pak se në muajin shtator. Kjo është shifra më e ulët për muajin tetor gjatë pesë viteve të fundit. Sipas statistikave të publikuara nga kompania suedeze e informacionit kreditor Syna, falimentimet e bizneseve kanë shënuar rënie edhe në krahasim me fillimin e vitit. Që nga janari, numri i kompanive të […]

todayNovember 1, 2026 2

Lajme

Studimi danez: Personat që hanë mish dhe ushqime bimore kanë florë më të pasur bakteriale në zorrë

Një studim i ri danez ka sjellë një rezultat të papritur për botën shkencore. Sipas profesorit Oluf Borbye Pedersen, personat që konsumojnë si ushqime me origjinë shtazore, ashtu edhe ushqime me bazë bimore, kanë një florë bakteriale më të larmishme në zorrë, krahasuar me personat që ndjekin një dietë vegane. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta daneze Berlingske, e cila citon profesorin Pedersen. Ai e ka cilësuar këtë rezultat […]

todayOctober 31, 2026 20

Lajme

Priten rritje të interesave bankare në Suedi. Familjet me kredi do të përballen me shpenzime më të larta

Familjet suedeze që kanë kredi bankare, sidomos kredi për banesa, pritet të përballen me kohë më të vështira. Banka Qendrore e Suedisë (Riksbank) po planifikon të paktën tri rritje të normës së interesit, të cilat do të sjellin këste më të larta për qytetarët. Sipas agjencisë së lajmeve TT, priten të paktën tri rritje të interesit dhe pasojat do të ndihen veçanërisht nga personat që kanë marrë kredi të mëdha. […]

todayOctober 31, 2026 76

Lajme

Festimet e Halloween-it dolën jashtë kontrollit në gjithë Suedinë.

Festimet e Halloween-it të premten u shoqëruan me incidente të shumta në disa pjesë të Suedisë. Në disa qytete, festat përfunduan me dhunë, kërcënime dhe të rinj të dehur deri në atë pikë sa nuk ishin në gjendje të kujdeseshin për veten. Një nga rastet më të rënda u regjistrua në Orust, ku rreth 200 adoleshentë morën pjesë në një festë që, sipas policisë, doli jashtë kontrollit. Gjatë kësaj feste, […]

todayOctober 31, 2026 299

Lajme

SD gati të heqë dorë nga kërkesa për poste ministrore, C mund të kalojë në kampin e djathtë

Partia Demokratët e Suedisë (SD) është e gatshme të heqë dorë nga kërkesa për të qenë pjesë e qeverisë, në përpjekje për të afruar Partinë e Qendrës (C) me kampin e djathtë. Sipas burimeve të Aftonbladet, përfaqësuesit e të dyja partive kanë zhvilluar disa bisedime kohët e fundit dhe duket se kanë bërë hapa drejt afrimit. Sipas disa burimeve të gazetës Aftonbladet, SD po shqyrton mundësinë që të mos kërkojë […]

todayOctober 31, 2026 89

Lajme

Qiratë në Suedi do të rriten edhe në vitin 2027. Disa familje mund të paguajnë deri në 3.840 korona më shumë në vit

Qindra mijëra qiramarrës në Suedi tashmë kanë marrë lajmin për rritjen e qirave për vitin 2027. Në disa komuna rritja arrin mbi 3%. Për një familje që paguan 10.000 korona qira në muaj, kjo mund të nënkuptojë deri në 3.840 korona shpenzime shtesë në vit. Negociatat për përcaktimin e qirave të vitit 2027 kanë nisur dhe në disa zona të Suedisë vendimet e para tashmë janë bërë të ditura. Pas […]

todayOctober 31, 2026 190

Lajme

Korona norvegjeze shënon rritje të madhe: “E preferuara e gjithë botës”

Korona norvegjeze është monedha që ka shënuar rritjen më të madhe gjatë vitit 2026. Ajo është forcuar deri në 16% kundrejt monedhave kryesore të botës. Një nga arsyet kryesore të kësaj rritjeje është roli gjithnjë e më i rëndësishëm i Norvegjisë si furnizuese me energji. Rritja më e madhe është shënuar kundrejt koronës suedeze, e cila gjatë vitit 2026 ka humbur 16,4% të vlerës së saj kundrejt koronës norvegjeze. Henrik […]

todayOctober 30, 2026 88

Lajme

Krona suedeze pritet të forcohet kundrejt euros dhe dollarit

Krona suedeze pritet të fitojë më shumë vlerë kundrejt euros dhe dollarit amerikan gjatë muajve të ardhshëm dhe deri në vitin e ardhshëm. Ky është parashikimi i bankës suedeze Handelsbanken. Sipas bankës, monedha suedeze do të vazhdojë të forcohet, ndërsa euroja dhe dollari pritet të kushtojnë gjithnjë e më pak krona suedeze. Kjo prirje ka filluar të shihet edhe tani. Euro është dobësuar për shkak të paqëndrueshmërisë politike në Francë […]

todayOctober 30, 2026 166

Lajme

Rriten kompensimet në Suedi për vitin 2027. Disa persona do të marrin deri në 750 korona më shumë në muaj.

Mijëra persona që marrin kompensim për shkak të dëmtimeve ose sëmundjeve do të përfitojnë nga ndryshimet e reja. Disa pagesa do të rriten me 5%, ndërsa kufiri maksimal i kompensimit për dëmtimet në punë do të rritet me 3.000 korona në vit. Mijëra persona në Suedi që kanë pësuar dëmtime ose janë sëmurë dhe për këtë arsye kanë humbur të ardhura nga puna marrin një kompensim të veçantë financiar, të […]

todayOctober 30, 2026 404

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP