Suedi & Scandinavia

793 Results / Page 3 of 89

Background

Lajme

Papunësia në Suedi po bie, por rimëkëmbja mbetet e ngadaltë

Numri i personave të papunë në Suedi ka vazhduar të bjerë, por përmirësimi i situatës në tregun e punës po ndodh me ritëm të ngadaltë. Kjo tregohet nga shifrat e reja të publikuara nga Shërbimi Suedez i Punësimit (Arbetsförmedlingen). Sipas të dhënave, në fund të muajit maj ishin të regjistruar si të papunë pak më shumë se 339 mijë persona. Ky numër përfaqëson 6,4% të fuqisë punëtore dhe është niveli […]

todayJune 11, 2026 14

Lajme

Inflacioni në Suedi u rrit në 1,5% në maj

Inflacioni në Suedi, i matur sipas treguesit KPIF, u rrit në 1,5% gjatë muajit maj, sipas shifrave përfundimtare të publikuara nga Zyra Qendrore e Statistikave e Suedisë (SCB). Këto shifra përputhen me të dhënat paraprake që u publikuan javën e kaluar. Për krahasim, në muajin prill inflacioni ishte 0,8%, duke treguar një rritje të qartë gjatë muajit maj. Sipas statistikanes së SCB-së, Caroline Neander, arsyeja kryesore e rritjes së inflacionit […]

todayJune 11, 2026 20

Lajme

Suedi: Çmimet e karburanteve u rritën me 27% brenda një viti, inflacioni shënoi rritje në maj

Rritja e çmimeve të karburanteve ishte arsyeja kryesore që inflacioni në Suedi u rrit gjatë muajit maj. Sipas statistikave të publikuara të enjten në mëngjes nga Zyra Qendrore e Statistikave e Suedisë (SCB), çmimet e karburanteve janë rritur me 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në rritjen e inflacionit ndikuan edhe çmimet më të larta të energjisë elektrike. Të dhënat tregojnë se çmimi i energjisë elektrike […]

todayJune 11, 2026 11

Lajme

Debati në SVT: Åkesson vë në dyshim politikën e emigracionit të Socialdemokratëve

Lideri i Demokratëve të Suedisë (SD), Jimmie Åkesson, ka kritikuar Socialdemokratët për qëndrimin e tyre lidhur me emigracionin. Gjatë një debati me kryetaren e Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, në emisionin Aktuellt të televizionit SVT, ai tha se Socialdemokratët nuk janë të besueshëm kur flasin për një politikë të rreptë emigracioni, përderisa nuk kanë mbështetjen e partive me të cilat do të duhej të qeverisnin. Sipas Åkessonit, partitë e tjera të opozitës, […]

todayJune 10, 2026 62

Lajme

Suedia Jugore pritet të shijojë diell dhe deri në 25 gradë për Midsommar.

Parashikimet e fundit të motit japin shpresa për një festë të këndshme të Midsommarit në pjesën jugore të Suedisë. Sipas meteorologut të Klart, Lasse Rydkvist, i cili foli për gazetën suedeze Aftonbladet, moti në jug të vendit mund të jetë me diell dhe temperatura të larta. Edhe pse ka ende më shumë se një javë deri në Midsommar dhe parashikimet mund të ndryshojnë, sinjalet aktuale janë pozitive. Sipas Rydkvist, në […]

todayJune 10, 2026 41

Lajme

Policia ka dhënë një paralajmërim të fortë për mashtrimet me BankID në Suedi.

Policia në Stokholm thotë se ka pasur disa raste ku persona të moshuar janë kontaktuar me SMS nga dikush që dukej sikur ishte kompania Klarna. Në mesazhe u është kërkuar që të telefonojnë një numër telefoni. Kur viktimat kanë telefonuar, u është thënë se ata kishin rënë pre e vjedhjes së identitetit. Më pas u është thënë se një person nga një kompani sigurimesh do të vinte në shtëpinë e […]

todayJune 10, 2026 398

Lajme

Sindikatat kritikojnë bankat “po i shtyjnë njerëzit të kursejnë më shumë seç duhet për pension”

Sindikatat Sveriges Ingenjörer kanë dalë me një kritikë të fortë ndaj bankave dhe kompanive të sigurimeve. Ata thonë se këto institucione po i nxisin njerëzit në Suedi të kursejnë privat për pension më shumë sesa është e nevojshme. Në një artikull në DN Debatt, sindikatat vënë në dyshim një këshillë të zakonshme që jepet nga bankat dhe ekspertët financiarë: se për një pension të mirë duhet të kesh rreth 80% […]

todayJune 10, 2026 19

Lajme

Rregull i ri për VAB në Suedi: Gjobë nga 2 368 korona për informacion të pasaktë në aplikim

Të bësh gabime gjatë aplikimit për VAB (kujdes për fëmijën e sëmurë) mund të kushtojë shtrenjtë. Nga 1 korriku hyn në fuqi një rregull i ri që synon të luftojë mashtrimet me VAB-in. Sipas radios suedeze SR Ekot, personat që japin informacione të pasakta në aplikimin për VAB rrezikojnë një gjobë minimale prej 2 368 koronash suedeze. Kjo shumë përfaqëson 4% të shumës bazë vjetore (prisbasbeloppet). Gjoba mund të vendoset […]

todayJune 10, 2026 265

Lajme

Papunësia dhe taksat në fokus gjatë përplasjes mes M dhe S

Suedia ndodhet përpara një zgjedhjeje politike. Ky ishte mesazhi i të dy kandidatëve për kryeministër në debatin e së mërkurës në parlament. Kryeministri Ulf Kristersson (M) tha se sheh një të ardhme me rritje taksash dhe rritje të emigracionit nëse e ashtuquajtura bllok i majtë fiton zgjedhjet. Ai theksoi se 46 taksa të ndryshme u rritën herën e fundit kur ata ishin në pushtet. “Vërtet a kemi mundësi të përballojmë […]

todayJune 10, 2026 21

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%