Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeverisja e re e Göteborgut, e përbërë nga Socialdemokratët, Partia e Majtë dhe Partia e Gjelbër, u prezantua të martën. Një nga masat e para që synon të zbatojë është heqja e vendeve të parkimit në sheshin qendror Kungstorget.
Lajmin e bëri të ditur për gazetën Göteborgs-Posten Klara Holmin nga Partia e Gjelbër (MP), e cila është emëruar këshilltare e re bashkiake përgjegjëse për mjedisin urban dhe hapësirat publike të qytetit.
Nisma ka shkaktuar reagime nga Martin Wannholt, kryetar i partisë Demokraterna, i cili e ka cilësuar këtë vendim si “populizëm dhe politikë simbolike”.
”Tani duan ta bëjnë pak a shumë të pamundur që Tregu (Saluhallen) të mbijetojë”, deklaroi Wannholt.
Saluhallen është një treg i njohur në zonën e Kungstorget, ndërsa heqja e vendeve të parkimit në këtë zonë është një nga masat e para që qeverisja e re synon të çojë përpara.
Burimi:GP
Link: https://www.gp.se/politik/bilarna-ska-bort-loftet-fran-nya-styret-i-goteborg.9826ff06-5a74-58e1-8595-1ed1eeae3707
Written by: admin