Lajme

560 Results / Page 1 of 63

Background

Lajme

Kristersson kalon Andersson në parashikimet për kryeministrin e ardhshëm të Suedisë

Sipas të dhënave të platformës Polymarket, Ulf Kristersson, kryetar i Moderaterna (M), ka kaluar Magdalena Andersson, kryetare e Socialdemokratëve (S), në parashikimet për atë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Suedisë. Ndryshimi ka ardhur pas zhvillimeve politike të kësaj jave. Sipas kuotave të publikuara në platformën Polymarket, në momentin e raportimit, mundësia që Ulf Kristersson të drejtojë qeverinë e ardhshme suedeze vlerësohet në 53%, ndërsa për Magdalena […]

todayNovember 8, 2026 8

Lajme

Rekord rastesh dhune në shkollat suedeze, mbi 960 raste të raportuara gjatë këtij viti

Numri i rasteve të dhunës fizike në shkollat e Suedisë ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Deri më 5 nëntor, janë raportuar 963 raste, një shifër më e lartë se gjatë gjithë vitit 2025 dhe më shumë se dyfishi i rasteve të regjistruara dhjetë vjet më parë. Dhuna në shkollat suedeze po shënon rritje shqetësuese. Sipas të dhënave të Autoritetit Suedez për Mjedisin e Punës (Arbetsmiljöverket), të […]

todayNovember 8, 2026 21

Lajme

Magdalena Andersson: Socialdemokratët nuk do të negociojnë me një qeveri të re “Tidö 2“

Socialdemokratët suedezë nuk kanë ndërmend të bashkëpunojnë me një qeveri të djathtë që do të varej nga mbështetja e partisë Sverigedemokraterna (SD). Kryetarja e partisë, Magdalena Andersson, ka bërë të qartë se në rast të krijimit të një qeverie të tillë, Socialdemokratët do të qëndrojnë në opozitë të plotë. Në një deklaratë të publikuar në Instagram, Magdalena Andersson ka përjashtuar mundësinë e negociatave me një qeveri të re të djathtë, […]

todayNovember 8, 2026 24

Lajme

Swish sjell një risi për 200 mijë suedezë: Sigurimet do të paguhen automatikisht çdo muaj

Nga nëntori i vitit 2026, klientët e kompanisë së sigurimeve Hedvig do të kenë mundësi t’i paguajnë sigurimet çdo muaj përmes Swish, pa pasur nevojë të miratojnë çdo pagesë veçmas. Aplikacioni i njohur suedez Swish po zgjeron shërbimet e tij me një funksion të ri, i cili do t’ua lehtësojë pagesat mijëra qytetarëve. Këtë herë, risia lidhet me pagesën automatike të sigurimeve, një shërbim nga i cili do të përfitojnë […]

todayNovember 8, 2026 94

Lajme

Sondazhi i ri: Gjashtë në dhjetë votues nuk besojnë se Magdalena Andersson do të arrijë të formojë qeverinë

Pothuajse gjashtë në dhjetë votues në Suedi nuk besojnë se kryetarja e Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, do të arrijë të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Parlament për të formuar një qeveri të re. Këto janë rezultatet e një sondazhi të realizuar nga kompania Ipsos, me porosi të gazetës suedeze Dagens Nyheter. Sipas sondazhit, vetëm një e treta e votuesve besojnë se Andersson do të arrijë të formojë qeverinë, ndërsa pjesa tjetër […]

todayNovember 7, 2026 23

Lajme

Kristersson në avantazh në garën për kryeministër të Suedisë

Politologu suedez Jonas Hinnfors vlerëson se Ulf Kristersson ka më shumë gjasa të bëhet kryeministri i ardhshëm i Suedisë sesa liderja e socialdemokratëve, Magdalena Andersson. Këtë vlerësim ai e ka bërë në një prononcim për gazetën Expressen, pas vendimit të partisë Sverigedemokraterna (SD) për të hequr dorë nga kërkesa për të pasur ministra në qeverinë e ardhshme. Pas deklaratës së liderit të SD-së, Jimmie Åkesson, kryetarja e Partisë së Qendrës, […]

todayNovember 7, 2026 109

Lajme

Civil Rights Defenders i bën thirrje Socialdemokratëve të votojnë kundër heqjes së shtetësisë suedeze

Organizata për të drejtat e njeriut Civil Rights Defenders i ka bërë thirrje Partisë Socialdemokrate (S) që të votojë kundër propozimit për heqjen e shtetësisë suedeze për personat që kanë dy shtetësi dhe janë dënuar për krime të rënda. Në një artikull të publikuar në gazetën suedeze Aftonbladet, organizata paralajmëron se miratimi i këtij ndryshimi kushtetues do të krijonte në praktikë dy kategori qytetarësh: ata që kanë një shtetësi të […]

todayNovember 6, 2026 1019

Lajme

Shërbimi shëndetësor në Suedi duhet të përshtatet më mirë me nevojat e burrave

Burrat marrin ndihmë më shpejt se gratë në urgjencat e spitaleve suedeze. Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se gratë trajtohen në mënyrë të pabarabartë. Një nga arsyet kryesore është se burrat shpesh presin më gjatë përpara se të kërkojnë ndihmë mjekësore. Këtë e thekson mjekja Elin Gahm në një shkrim në rubrikën e debatit të gazetës suedeze Dagens Nyheter (DN). Sipas saj, sistemi shëndetësor duhet të gjejë mënyra […]

todayNovember 6, 2026 62

Lajme

Çmimi i benzinës dhe naftës pritet të ulet, por jo aq sa çmimi i naftës bruto

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pritet të sjellë ulje të çmimeve të benzinës dhe naftës për automjete brenda pak ditësh. Megjithatë, ulja nuk do të jetë aq e madhe sa rënia e çmimit të naftës bruto, bëjnë të ditur ekspertët për gazetën suedeze Dagens Nyheter (DN). Analistja e naftës në bankën Nordea, Thina Saltvedt, shpjegon se ecuria e çmimit të naftës do të varet shumë nga zhvillimet […]

todayNovember 6, 2026 38

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP