Lajme

Krona suedeze pritet të forcohet kundrejt euros dhe dollarit

todayOctober 30, 2026 94

Background
share close

Krona suedeze pritet të fitojë më shumë vlerë kundrejt euros dhe dollarit amerikan gjatë muajve të ardhshëm dhe deri në vitin e ardhshëm. Ky është parashikimi i bankës suedeze Handelsbanken.

Sipas bankës, monedha suedeze do të vazhdojë të forcohet, ndërsa euroja dhe dollari pritet të kushtojnë gjithnjë e më pak krona suedeze.

Kjo prirje ka filluar të shihet edhe tani. Euro është dobësuar për shkak të paqëndrueshmërisë politike në Francë dhe shqetësimeve për gjendjen financiare të shtetit francez.

Në fund të shtatorit, një euro kushtonte 11,33 krona suedeze, ndërsa tani kushton rreth 11 krona.

Handelsbanken parashikon që deri në verën e ardhshme euroja të bjerë edhe më shumë, duke arritur në rreth 10,70 krona suedeze.

Edhe dollari amerikan pritet të humbasë vlerë kundrejt koronës suedeze. Aktualisht, një dollar kushton rreth 9,83 krona, por sipas parashikimit të bankës, deri në verën e ardhshme mund të bjerë në rreth 9,15 krona.

Nëse parashikimi i Handelsbanken realizohet, krona suedeze do të ketë më shumë vlerë kundrejt euros dhe dollarit. Kjo do të thotë se personat që paguajnë me korona suedeze do të mund të blejnë valutë të huaj me më pak para.

Burimi: Handelsbanken

Link: https://tt.omni.se/billigare-semester-hagrar-starkt-krona-pa-gang/a/mKq99l

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP