Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Besimi i familjeve në Suedi për gjendjen ekonomike dhe të ardhmen e tyre financiare ka rënë ndjeshëm gjatë muajit tetor. Këtë e tregon treguesi më i fundit i publikuar nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve Ekonomike të Suedisë (Konjunkturinstitutet).
Treguesi i besimit të familjeve ra me 8 pikë, duke arritur në 94,3. Vlera normale e këtij treguesi është 100. Çdo vlerë mbi 100 tregon se gjendja është më e mirë se zakonisht, ndërsa çdo vlerë nën 100 tregon se gjendja është më e dobët se normalja.
Ndryshe nga familjet, situata në industrinë prodhuese dhe në sektorin e tregtisë ishte shumë më e mirë se zakonisht. Sipas institutit, besimi ekonomik në këta dy sektorë ishte dukshëm mbi nivelin normal.
Ndërkohë, kompanitë kanë rritur planet për çmimet e produkteve dhe shërbimeve. Këto plane tregojnë se bizneset po parashikojnë rritje të çmimeve në një masë “shumë më të madhe se zakonisht”, shkruan Instituti Kombëtar i Kërkimeve Ekonomike të Suedisë.
Edhe në sektorin e ndërtimit dhe atë të shërbimeve, treguesi i besimit ekonomik ishte mbi 100, çka tregon se situata në këta sektorë ishte më e mirë se zakonisht.
Burimi: Konjokturinstitutet
Link:https://www.konj.se/publikationer/konjunkturbarometern/2026-10-29-stort-fall-i-hushallens-stamningslage/
Written by: admin