Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
20 qershori është Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, njoftoi ae tema për këtë vit është “Për një botë ku refugjatët janë të mirëpritur”.
OKB bën thirrje që më shumë se kurrë, tani të tregohemi solidarë me refugjatët. “Solidaritet do të thotë t’i mbajmë dyert hapur, të festojmë pikat e forta dhe arritjet e tyre dhe të reflektojmë mbi sfidat me të cilat përballen”, shkruhet në faqen e Kombeve të Bashkuara.
Dita Botërore e Refugjatëve është një rast për të krijuar ndjeshmëri dhe mirëkuptim për gjendjen e tyre të vështirë. Çdo minutë 20 njerëz lënë gjithçka pas, për t’i shpëtuar luftës, persekutimit apo terrorit.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)