Bota & Kuriozitete

29 vite që nga gjenocidi në Srebrenicë

todayJuly 11, 2024 12 1

Background
share close

Më 11 korrik 1995, forcat serbe masakruan më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë mysliman. Për herë të parë këtë vit, 11 korriku shënohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, pasi kjo organizatë miratoi një rezolutë për Srebrenicën më 23 maj. Në Qendrën Përkujtimore Potoçari këtë vit varrosen mbetjet mortore të 14 viktimave të gjenocidit. Viktima më e re që do të varroset është 17 vjeç, ndërkaq më e vjetra 68. Ndërkaq, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Zhozep Borrell, tha se korriku i vitit 1995 ishte një prej kapitujve më të errët të historisë moderne evropiane. Ai shkroi se “Srebrenica vazhdon të jetë një plagë e thellë në historinë e Evropës. Dështimi për të parandaluar këtë gjenocid është një barrë që ne vazhdojmë ta bartim”. Më herët gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur për 29-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, miratoi një deklaratë që përkujton dhe nderon viktimat e gjenocidit.

Krimi në Srebrenicë më 2007 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë u njoh si gjenocid i kryer nga Ushtria e Republikës Sërpska. Srebrenica në korrik të vitit 1995 ishte zonë e mbrojtur e OKB-së. Gjykata e njëjtë gjeti Serbinë fajtore për mos parandalimin e gjenocidit. Gjykata po ashtu tha se Serbia ka shkelur obligimin për të ndëshkuar kryesit e gjenocidit. Para këtij vendimi, disa gjykata kanë dënuar më shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë. Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm.

 

 

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%