Shqiperi & Kosove

7.2 milionë euro për Shqipërinë! BE nis programin e mbështetjes për përshpejtimin e procesit të integrimit

todayFebruary 14, 2025 30

Background
share close

BE në Shqipëri ka nisur zyrtarisht projektin e mbështetjes për integrimin në BE (EUIS), një iniciativë prej 7.2 milionë eurosh, e cila synon të ndihmojë qeverinë shqiptare në avancimin e negociatave për anëtarësim në BE. Ky projekt është në përputhje me objektivin ambicioz të Shqipërisë, të përcaktuar në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian, për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE-së. Ky program gjithëpërfshirës do të ndihmojë gjithashtu Shqipërinë në përshpejtimin e integrimit në BE, që nënkupton mbështetjen e vendit për të kapur të gjitha mundësitë e disponueshme të para-anëtarësimit, si pjesëmarrja në programet dhe strukturat e BE-së. Programet strategjike të trajnimit do të zhvillohen për të forcuar aftësitë e administratës publike, jo vetëm për të çuar përpara procesin e anëtarësimit me sukses, por edhe për të siguruar që institucionet shqiptare të jenë plotësisht të përgatitura për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit në BE. Për më tepër, qeveria do të përfitojë nga ekspertiza e përkushtuar për të zbatuar Planin e Rritjes dhe Axhendën e Reformës përkatëse që ajo ka miratuar. Sondazhet e fundit të opinionit të porositura nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri tregojnë se 97 për qind e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin e vendit në BE. Megjithatë, këto sondazhe nxjerrin në pah gjithashtu ndërgjegjësimin e kufizuar të publikut për procesin e anëtarësimit dhe projektet specifike të financuara nga BE që tashmë janë duke u zhvilluar në Shqipëri. Për të adresuar këtë, BE-ja në Shqipëri dhe qeveria shqiptare, nëpërmjet projektit EUIS, do të forcojnë komunikimin dhe transparencën midis qeverisë dhe aktorëve joshtetërorë, përfshirë shoqërinë civile, akademinë, bizneset, të rinjtë dhe qytetarët. Përpjekjet e përbashkëta do të synojnë të shpjegojnë procesin e negociatave, si dhe ndikimin e anëtarësimit në BE. Një fokus kyç do të jetë gjithashtu në rritjen e ndërgjegjësimit për Planin e Rritjes, i cili mund t’i sjellë Shqipërisë gati 1 miliard euro në grante dhe investime në infrastrukturë. Ky plan është krijuar për të reduktuar hendekun social-ekonomik midis Shqipërisë dhe Shteteve Anëtare të BE-së, duke nxitur modernizimin dhe dixhitalizimin, duke forcuar ekonominë dhe shtetin ligjor të Shqipërisë dhe duke rritur konkurrencën e saj. Këto përpjekje synojnë të përgatisin Shqipërinë për t’u integruar plotësisht në tregjet e përbashkëta rajonale dhe evropiane, duke krijuar më shumë vende pune dhe duke ofruar mundësi më të mira arsimimi dhe trajnimi për qytetarët. Kjo nismë bazohet në suksesin e programeve të mëparshme të mbështetjes së BE-së, të cilat luajtën një rol kritik në përfundimin e procesit të shqyrtimit të Shqipërisë dhe hapjen e negociatave./Topchannel

 

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%