Shqiperi & Kosove

80 VJETORI I ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË!

todayNovember 29, 2024 3

Background
share close

Shqipëria shënon sot 80 vjetorin e çlirimit të vendit nga forcat fashiste italiane dhe naziste gjermane. Në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, politikanët morën pjesë në homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti Begaj, kryeministri Edi Rama, krye parlamentarja Elisa Spiropali, krye bashkiaku Erion Veliaj, ministra e deputetë. Presidenti Bajram Begaj erdhi me një mesazh, “Aspirata e dëshmorëve për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!”, shkroi presidenti. Edhe dita e sotme u shënua me aktivitete përkujtimore nga autoritetet qendrore dhe lokale. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste, dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, u pushtua nga forcat gjermane. Qarku i Shkodrës u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%