Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Raporti i fundit nga Riksrevisioni zbulon një situatë alarmante në Agjencinë e Emigracionit, Migrationsverket, ku kohëzgjatja e procesit për çështjet e nënshtetësisë është në rritje të vazhdueshme. Nga një analizë e periudhës 2013-2023, zbulohet se kërkesat për nënshtetësi duan të trajtohen në mesatare për 500 ditë, një shifër që tejkalon shumë qëllimet e brendshme të agjencisë.
Kjo rritje e shpejtë e kohëzgjatjes shtyn Riksrevisionin të marrë një qëndrim dhe të nisë një hetim thellësues mbi mënyrën se si Migrationsverket menaxhon këto çështje. Qëllimi i këtij hetimi është të vlerësojë efikasitetin e procesit të trajtimit, duke siguruar një cilësi ligjore të lartë dhe kohëzgjatje të shkurtëra për aplikuesit.
Përfaqësuesi i Riksrevisionit, Helena Lindberg, nënvizon se një vonesë në vendimin për nënshtetësi mund të ketë pasoja serioze për aplikuesit, duke përfshirë mudesi për të votuar në zgjedhjet parlamentare ose për t’u kualifikuar për disa punë ose programe të arsimimit.
Në raportin e tyre, Riksrevisioni gjithashtu identifikon një rritje të shkaktuar nga numri i madh i kërkesave për nështetësi në vitet 2015-2016, si pasojë e valës së madhe të refugjatëve që erdhën në Suedi në ato vite.
Në të njëjtën kohë, raporti bën të ditur se Justitieombudsmannen ka kritikuar Migrationsverket për mosrespektimin e kërkesave të ligjit për një trajtim të shpejtë dhe efikas për çështjet administrative.
Ky hetim vjen në një moment të rëndësishëm për Suedinë, duke theksuar nevojën për një proces të nënshtetësisë më të efektshëm dhe transparent. Departamenti i Migrationsverket ka bërë të ditur se janë në proces për të ndërmarë hapa për të përmirësuar kohëzgjatjen e trajtimit dhe cilësinë ligjore të procesit të nështetësisë.
Written by: admin
Post comments (0)