Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të paktën 1 viktimë i moshës 13 vjeçare dhe 4 persona janë plagosur rëndë në Londër pasi një 36 vjeçar i armatosur me hanxhar nisi të sulmonte kalimtarët në një stacion metroje në zonën e Hainault, në lindje të kryeqytetit. Autori u neutralizua menjëherë nga policia pasi mori njoftimin, teksa mes të lënduarve janë dhe dy efektivë. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe deklarojnë se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, duke ulur kështu gjendjen e alarmit. Stacioni nëntokësor Hainault, u mbyll për hetime policore të mëtejshme. Komandanti i policisë së zonës u shpreh se nuk besojnë se ka ndonjë kërcënim të vazhdueshëm ndaj komunitetit dhe nuk po kërkojnë asnjë të dyshuar tjetër.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)