Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Champions League nis këtë të martë në 21:00 me ndeshjen e parë gjysmëfinale. Në “Allianz Arena” të Munichut, Bayerni pret Real Madridin për një ndeshje që mund të ishte edhe finalja e këtij sezoni, për historinë e klubeve dhe rivalitetin mes tyre. Dueli mes dy skuadrave është historik, pasi në Champions League dyshja është përballur 26 herë, me 12 nga fitoret që kanë qenë për gjermanët. 11 suksese për Real Madrid dhe tre sfida që janë ndarë në barazim. Ndërkohë, sa i takon shtatë ndeshjeve të fundit mes tyre, Real Madrid ka fituar gjashtë herë, një ndeshje ka dalë në barazim dhe Bayern Munich nuk ka fituar asnjë, duke dashur që sot të thyej këtë ecuri negative përballë “Galaktikëve” në Champions League.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)