Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është gjobitur me 9 mijë dollarë nga një gjykatë në Nju Jork pasi shkeli një urdhër të gjykatësit mbi ndalimin e postimeve në rrjetin e tij social “Truth Social” mbi gjyqtarët dhe dëshmitarët ndaj tij në gjyqin për mashtrimin me taksat. Gjyqtari përmendi nëntë shkelje që Trump kishte bërë me fyerjet ndaj gjyqtarëve në rrjetin e tij social dhe e gjobiti atë me nga 1 mijë dollarë për çdo shkelje. Trump është paralajmëruar se mund të përfundojë në burg nëse vijon të shkelë vendimet e gjyqtarit. Çdo shkelje e ardhshme e Trump mund të pasohet nga gjoba të majme ose burgim deri në 30 ditë për ish-presidentin amerikan.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)