Bota & Kuriozitete

Rënia dhe shkëlqimi i Kevin Spacey- Dokumentari më i ri i aktorit, pritet të publikohet së shpejti.

todayApril 30, 2024 7

Background
share close

Një dokumentar dy-ditor që eksploron rënien spektakolare të Kevin Spacey nga lavdia në errësirë do të transmetohet në muajin e ardhshëm. Dokumentari ‘Spacey Unmasked’ përmban intervista të papara ndonjëherë me disa njerëz që nuk janë të lidhur me gjyqin e aktorit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët flasin për herë të parë për përvojat e tyre me Kevin Spacey. Sipas përshkrimit, “Spacey Unmasked” eksploron historinë e një njeriu që dikur ishte një nga aktorët më të admiruar dhe më të respektuar në botë. Rënia spektakolare e popullaritetit të Kevin Spacey erdhi mes akuzave për sjellje të pahijshme seksuale.

“Përmes intervistave dhe pamjeve arkivore, dokumentari shqyrton jetën e tij nga fëmijëria deri në suksesin fillestar në Broadway dhe ngjitjen e mëvonshme në majat e Hollivudit”, thuhet në përshkrim.

Ylli i serialit “House of Cards” u shpall i pafajshëm për nëntë vepra seksuale në korrik.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%