Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi mbi rrezikun e infektimit të lopëve përtej Shteteve të Bashkuara me virusin H5N1, i pranishëm në shumë zogj shtegtarë. Zyrtarët amerikanë po përpiqen të verifikojnë sigurinë e qumështit dhe mishit pas konfirmimit të virusit të gripit të shpendëve në disa ferma lopësh në nëntë shtete që nga fundi i marsit dhe një individi në Teksas.
“Ndërsa zogjtë shtegtarë që mbarin virusin vazhdojnë ritualin e tyre në mbarë botën, ekziston rreziku i infektimit të lopëve në vendet e tjera”, tha në një konferencë shtypi në Gjenevë drejtuesja e programit global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)