Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të paktën pesë persona kanë vdekur në jug të Brazilit dhe 18 të tjerë janë zhdukur për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve që kanë prekur shtetin e Rio Grande do Sul. Rreth 100 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe 200 të tjerë po zhvendosen në strehimore, sipas të dhënave nga autoritetet shtetërore. Gjatë orëve në vijim, sasia e reshjeve pritet të mbetet e lartë, ndërsa të gjithë lumenjtë kanë arritur nivele në kufijtë e alarmit. Në fund të marsit, shirat e dendur në Brazilin juglindor shkaktuan të paktën 25 viktima në shtetet e Rio de Zhaneiro dhe Espirito Santo.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)