Bota & Kuriozitete

20 vjetori i zgjerimit më të madh i Bashkimit Evropian

todayMay 1, 2024 2

Background
share close

Bashkimi Evropian shënon 20-vjetorin e zgjerimit më të madh të bllokut në histori. Me këtë datë në vitin 2004 përnjëherë në BE, e cila në atë kohë kishte 15 vende anëtare, u pranuan edhe dhjetë shtete të reja, tetë prej tyre nga ish-blloku komunist. Prandaj, ky zgjerim edhe u quajt “vala e madhe e zgjerimit të BE-së”. Bashkimi Evropian e ka shënuar këtë përvjetor me disa ngjarje dhe me përsëritjen e zotimeve që procesi i zgjerimit të vazhdohet, pasi është një prej proceseve më të suksesshme që ka kaluar BE-ja në historinë e saj. Në këtë përvjetor, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë komplet pa integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përmendur procesin e tashëm të zgjerimit si vazhdim i suksesit që kishte ndodhur në vitin 2004, kur në bllok u anëtarësuan dhjetë vende të reja.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%