Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Senati amerikan ka votuar projektligjin për ndalimin e importeve të uraniumit nga Rusia, pasi Uashingtoni po rrit presionin mbi Moskën më shumë se dy vjet pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës. Projektligji, i cili u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në dhjetor, u votua njëzëri nga senatorët. Presidenti i SHBA Joe Biden pritet të nënshkruajë projektligjin për të hyrë në fuqi. Ndalimi i importit të uraniumit do të hyjë në fuqi 90 ditë pas miratimit të tij dhe do të skadojë më 31 dhjetor 2040. Administrata e Informacionit të Energjisë në SHBA vlerëson se centralet bërthamore amerikane importuan rreth 12% të uraniumit të tyre nga Rusia në vitin 2022, vit kur trupat ruse kaluan kufirin me Ukrainën. Uashingtoni ndaloi importet ruse të naftës dhe vendosi kufirin e çmimit të eksporteve ruse të energjisë në përgjigje të pushtimit në shkallë të plotë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)