Bota & Kuriozitete

SHBA akuzon Rusinë- Ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike në ushtrinë ukrainase

todayMay 2, 2024 2

Background
share close

Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë se ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë duke përdorur kundër forcave ukrainase një substancë kimike mbytëse si dhe një sërë agjentësh (kimikë) për kontrollin e trazirave, si “mjete lufte” në Ukrainë.

“Përdorimi i këtyre lëndëve nuk është një rast i izoluar dhe ka të ngjarë të nxitet nga synimet e trupave ruse për të zhvendosur forcat ukrainase nga pozicionet e fortifikuara dhe për të arritur fitore taktike në fushën e betejës”, tha Departamenti i Shtetit nëpërmjet një deklarate.

Ambasada ruse në Uashginton nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga Reuters deri në publikimin e këtij artikulli. Ushtria ukrainase ka pohuar se Rusia ka shtuar përdorimin e agjentëve (kimikë) për kontrollin e trazirave ndërsa synon të shënojë përparime në lindje të Ukrainës. Sipas të dhënave ukrainase, 500 ushtarë kanë marrë kujdes mjekësor për ekspozim ndaj substancave toksike dhe një ushtar ka vdekur si pasojë e mbytjes nga gazi lotsjellës.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%