Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Sa më shumë të pedaloni, aq më shumë fitoni. Maksimumi deri në 30 euro në muaj. Kjo është iniciativa e bashkisë së Firences ‘Pedalo, Firence ju shpërblen’ e cila synon të promovojë mjetin me dy rrota për udhëtimet në qytet në këmbim të një kontributi mujor në përmirësimin e mjedisit dhe gjithashtu bonuse për qytetarët më të virtytshëm, përmes një aplikacioni të dedikuar. Të interesuarit, 18 vjeç e lart, banorë dhe me vendbanim në Firence dhe zonën metropolitane të saj, do të mund të aplikojnë duke filluar nga data 13 maj. Priten maksimumi dy mijë pjesëmarrës, të cilët mund të rriten më vonë nëse projekti do të ketë rezultate pozitive, ndërsa nisma do të nisë nga data 3 qershor, në Ditën Botërore të Biçikletave.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)