Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Të paktën 16 persona, anëtarë të dy familjeve, u vranë orët e para të mëngjesit të së hënës rreth Rafah, në Rripin e Gazës. Një burim për AFP në një spital në enklavën bregdetare, ku lëvizja islamike palestineze Hamas ka sunduar që nga viti 2007, konfirmoi lajmin dhe sqaroi se bombardimet ndodhën “në kampin e refugjatëve Jebna në Rafah dhe në periferi të As Salam”.
Më herët ushtria izraelite kishte njoftuar se tre ushtarë izraelitë u vranë dhe 12 u plagosën nga raketat e lëshuara nga Hamasi në zonën e kalimit Kerem Shalom. Sipas informacioneve 3 ushtarë janë në gjendje të rëndë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)