Bota & Kuriozitete

Franca përgatit bagetën më të gjatë në botë, 140.54 metra

todayMay 7, 2024 1

Background
share close

Në Francë bukëpjekësit përgatitën bagetën më të gjatë në botë, 140.54 metra, një rekord i cili për 5 vite u mbajt nga Italia. 235 herë më e gjatë se sa produkti tradicional me të cilin Franca krenohet, bageta u krijua në Suresnes, në periferi të Parisit, gjatë konfederatës së bukëpjekësve dhe pasticierëve francezë. Rekordin e kaluar e mbante bageta 132.62 metra e gjatë prodhuar në qytetin italian të Komos, në qershor të vitit 2019. Për ta tejkaluar atë, bukëpjekësit në Francë filluan të përgatisnin e t’i jepnin formë brumit që në orën 3 të mëngjesit, para se ta vendosnin atë në një furrë me rrota të ndërtuar posaçërisht.  Pjesë e bagetës e cila duhej të ishte të paktën 5 centimetra e gjerë u copëtua dhe u nda me publikun. Ajo që mbeti ju dha personave të pastrehë. Bageta tradicionale franceze duhet të jetë rreth 60 cm e gjatë dhe duhet të përbëhet vetëm nga miell gruri, ujë, kripë e maja, dhe të peshojë 250 gramë, sipas rregullave zyrtare.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%