Bota & Kuriozitete

9 Maj, Dita e Evropës

todayMay 9, 2024 1

Background
share close

Dita e Evropës, e cila mbahet çdo vit më 9 maj, feston paqen dhe unitetin në Evropë. Në faqen zyrtare te BE thuhet se, ndërsa kremtojmë Ditën e Evropës në 2024, kujtojmë udhëtimin nga shkatërrimi i pasluftës në një bashkim paqeje dhe prosperiteti. Parimet e mishëruara në deklaratën e Schuman vazhdojnë të udhëheqin BE-në, duke frymëzuar një kontinent të bashkuar në diversitetin e tij.

Kjo datë shënon përvjetorin e deklaratës historike në të cilën ish ministri i jashtëm francez, Robert Schuman parashtroi idenë e një forme të re bashkëpunimi politik në Evropë, që do ta bënte të pamendueshme luftën midis kombeve evropiane. Propozimi i Schuman-it konsiderohet certifikata e lindjes së asaj që sot është Bashkimi Evropian. Deklarata e tij u prezantua në vitin 1950. Pas Luftës së Dytë Botërore, një grup politikanësh evropianë parashikuan një Evropë të bashkuar për të parandaluar konfliktet e ardhshme.

Në vitin 1951, pas Deklaratës së Shumanit, Traktati për themelimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut shënoi një moment historik. Nënshkruar nga gjashtë vende (Franca, Gjermania Perëndimore, Italia, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu), ai hodhi themelet për integrimin e sotëm evropian dhe çoi në krijimin e një komuniteti ekonomik që gradualisht do të shndërrohej në një bashkim politik.

Në deklaratë, Schuman tha: “Evropa nuk do të bëhet menjëherë, ose sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve konkrete, të cilat së pari krijojnë një solidaritet de fakto”.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%