Bota & Kuriozitete

Vogëlushes i kthehet dëgjimi në provën e parë botërore të terapisë gjenetike

todayMay 9, 2024 1

Background
share close

Një vajzë në Britani e cila ka lindur e shurdhër, tani mund të dëgjojë pa pajisje ndihmëse falë një trajtimi novator me terapi të gjeneve. Opal Sandy lindi e paaftë për të dëgjuar për shkak të neuropatisë, një gjendje që shkatërron impulse nervore që kalojnë nga veshi i brendshëm në tru dhe mund të shkaktohet nga një gjen i gabuar. Opal mori trajtimin pak pasi mbushi një vjeç dhe gjashtë muaj më pas ajo ka filluar të dëgjojë zëra dhe të flasë fjalë të vogla. E dhënë si infuzion në vesh, terapia zëvendëson pjesën e ADN-së që i shkaktonte çrregullimin. Ekspertët shpresojnë se terapia mund të funksionojë edhe për llojet e tjera të humbjes së dëgjimit, e jo vetëm te ajo gjenetike. Opal është pacienti i parë në botë që ka nisi terapinë.

 

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%