Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nuk ka asgjë të pazakontë në stërvitjet e planifikuara të vendit të tij me armët taktike bërthamore. Sipas Putinit, nuk ka asgjë të pazakontë, është e gjitha stërvitje e planifikuar. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se stërvitjet kanë për qëllim t’i rrisin aftësitë e ushtrisë ruse “për të siguruar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit rus”, në përgjigje të “deklaratave provokuese dhe të kërcënimeve të zyrtarëve perëndimorë ndaj Federatës Ruse”. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, do të praktikohet dislokimi i këtyre armëve në jug të Rusisë, bashkë me Bjellorusisë. Ajo nuk specifikoi më shumë, por, javën e kaluar, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përsëriti deklaratën se vendi i tij nuk mund ta përjashtojë dërgimin e trupave në Ukrainë, për ta ndihmuar atë në luftën kundër pushtimit rus. Duke folur gjatë ditës përkrah presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, Putin tha se i ka sugjeruar Bjellorusisë që të angazhohet në një nga pjesët e stërvitjeve të planifikuara. Se kur saktësisht do të mbahen stërvitjet, nuk është e qartë. Rusia ka arsenalin më të madh të armëve bërthamore në botë. Vitin e kaluar, Putin ka thënë se Moska ka transferuar disa armë taktike bërthamore në Bjellorusi. Ka qenë kjo lëvizja e parë e tyre jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)