Bota & Kuriozitete

Qindra të vdekur në Afganistan nga vërshimet sezonale

todayMay 11, 2024 11

Background
share close

Qindra njerëz kanë vdekur dhe një numër i madh i tyre janë lënduar si pasojë e përmbytjeve nga reshjet sezonale në Afganistan. Pjesa veriore e vendit pësoi vërshimet më të mëdha. Zëdhënësi i qeverisë talibane shkroi në rrjetin social X se “qindra njerëz vdiqën nga këto vërshime katastrofike, derisa një numër i madh njerëzish kanë pësuar lëndime”. Ai shtoi se shkatërrimi i madh ka rezultuar në humbje të jashtëzakonshme financiare. Sipas tij, Qeveria ka urdhëruar grumbullimin e të gjitha resurseve për shpëtimin e njerëzve, transportimin e të lënduarve dhe nxjerrjen e trupave të viktimave. Më herët, zyrtarët kishin thënë se në prill, së paku 70 njerëz kishin vdekur nga reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet në vend. Rreth 2.000 shtëpi, tre xhami, dhe katër shkolla u dëmtuan, gjithashtu. Mijëra njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare. Përmbytja dëmtoi gjithashtu tokën bujqësore dhe 2,500 kafshë vdiqën në përmbytje, sipas zyrtarëve Taliban.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%