Bota & Kuriozitete

Izraeli i bën sërish thirrje palestinezëve të evakuohen nga Rafahu

todayMay 11, 2024 6

Background
share close

Izraeli i ka urdhëruar të shtunën palestinezët në disa pjesë të tjera të qytetit jugor Rafah në Rripin e Gazës, të evakuohen dhe të shkojnë në, siç i quan, zonat e zgjeruara humanitare në Al-Mawasi. Ky është një tjetër tregues se ushtria izraelite e ka ndër mend ta zbatojë planin për pushtimin e plotë të Rafahut. Në një postim në rrjetet sociale, një zëdhënës i ushtrisë izraelite u bëri thirrje banorëve dhe të zhvendosurve në zonën Xhabalia dhe në 11 lagje të tjera në enklavë, të shkojnë menjëherë në perëndim të Gaza City për t’u strehuar. Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të shtunën se së paku 37 palestinezë, 24 prej të cilëve nga zonat e Gazës qendrore, u vranë gjatë sulmeve të natës nëpër enklavë, përfshirë në Rafah. Ushtria izraelite tha se avionët e vet luftarakë goditën dhjetëra caqe nëpër Rripin e Gazës gjatë ditës së fundit.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%