Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Mijëra njerëz janë evakuuar si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë Kanadanë Perëndimore. Ndërsa zjarrfikësit izoluan flakët që përhapeshin me shpejtësi, autoritetet evakuuan një qytet në British Columbia dhe këshilluan banorët pranë një qendre nafte në Alberta që të përgatiteshin për t’u larguar. Në Alberta, zjarri është jashtë kontrollit dhe është përhapur në 1,992 hektarë tokë. Në British Columbia, mijëra banorëve iu kërkua që të evakuoheshin pasi zjarri u përhap në 1696 hektarë. Kryetari i Bashkisë Rajonale të North Rockies, Rob Fraser, në një intervistë televizive tha se shumica e 3,500 banorëve në dhe përreth Fort Nelson ishin evakuuar. Pesë ekuipazhe me zjarrfikës, nëntë helikopterë dhe cisterna ajrore punuan në zjarrin të shtunën.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)