Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ndërkohë që forcat izraelite shtrin edhe më thellë operacionin e tyre në Rafah, paralajmërimet vazhdojnë kundër ofensivës në rritje në Rafah, e konsideruar si streha e fundit në Gaza për më shumë se një milion civilë si dhe bastioni i fundit i Hamasit. Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken përsëriti kundërshtimin ndaj një sulmi të madh ushtarak ndaj Rafahut. Ai tha se Izraeli veproi në mospërputhje me të drejtën ndërkombëtare.
“Rezultatet që kemi parë, lidhur me humbjen e tmerrshme të jetës së civilëve të pafajshëm, është e arsyeshme të vlerësojmë, siç themi në raportin e përpiluar, se ka raste kur izraelitët kanë vepruar jo në përputhje me detyrimet e tyre sipas të drejtës humanitare ndërkombëtare.”-u shpreh Blinken.
Rreth 300,000 njerëz janë larguar nga Rafah pas urdhrave të evakuimit nga Izraeli, i cili thotë se duhet të pushtojë për të çmontuar Hamasin dhe për të kthyer një sërë pengjesh të marra në sulmin e 7 tetorit. Operacioni në zgjerim i Rafahut ka tërhequr paralajmërime edhe nga Egjipti, Ministria e Jashtme e të cilit, tha se ka ndërmend të bashkohet zyrtarisht me rastin e Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që pretendon se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza. Deklarata citonte “përkeqësimin e ashpërsisë dhe shtrirjen e sulmeve izraelite kundër civilëve palestinezë.”
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)