Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Mijëra njerëz u mblodhën në qytetin Tabriz dhe Teheran, për të vajtuar vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi. Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei shpalli pesë ditë zie, duke inkurajuar njerëzit të ndjekin sesionet e zisë publike. Autoritetet iraniane kanë caktuar edhe disa ceremoni të tjera për Raisin. Ceremonitë janë caktuar edhe në qytete të tjera të vendit e më 23 maj, Raisi do të varroset në qytetin Mashhad. Një automjet transportoi nëpër qytet, trupat e Raisit, Ministrit të Jashtëm, zyrtarëve dhe tre anëtarëve të tjerë të ekuipazhit. Supremi Khamenei, emëroi zëvendës presidentin e parë, Mohammad Mokhber, si president të përkohshëm deri në zgjedhjet presidenciale më 22 Qershor. Gjithashtu, zëvendës ministri i Jashtëm u emërua në postin e Ministrit të Jashtëm të përkohshëm. Kjo ngjarje tronditi ndërkombëtarët, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre dhe solidarizim. Turqia deklaroi një ditë zie kombëtarë në solidaritet me Iranin dhe gjatë ditës së sotme, flamujt në kryeqytetin turk u ulën në gjysmë në shenjë zie. Libani shpalli tri ditë zie për të nderuar Raisin. Presidenti i Azerbajxhanit vizitoi ambasadën iraniane për të shprehur ngushëllimet e tij.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)