Bota & Kuriozitete

GJND fletëarrestime për kryeministrin izraelit dhe liderët e Hamasit/ Krime kundër njerëzimit në Gaza

todayMay 21, 2024

Background
share close

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale-GJNP ka thënë se ka kërkuar lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, si dhe për liderët kryesorë të Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Khan tha se beson se Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Gallant, dhe tre liderë të Hamasit, janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, së paku nga 7 tetori 2023. Sipas kryeprokurorit akuzat ndaj liderërve të Hamasit kanë të bëjnë me dëbim, vrasje, peng-marrje dhe sulme seksuale në paraburgim. Ndërkohë Netanjahu dhe Gallant akuzohen për dëbim dhe sulme të qëllimshme ndaj civilëve.Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të arrestuar kryeministrin izraelit Benjamin Netaniahu si dhe liderët e Hamasit për krime lufte, ka shkaktuar ndarje në botën perëndimore. Kryeprokurori Karim Kan njoftoi se në bazë të provave të mbledhura dyshohet se Netanjahu, si dhe ministri izraelit i Mbrojtjes, kanë mundësuar krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës. Netanjahu mohon.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%