Shqiperi & Kosove

David Cameron viziton Tiranën

todayMay 22, 2024 2

Background
share close

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, viziton sot Shqipërinë, ku do të takohet me liderët e vendit. Cameron u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e më pas do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zbukuruar me flamuj britanikë dhe shqiptarë, ndërsa në ndërtesën e Universitetit Politeknik është vendosur një banderolë ku shkruhet “Mirë se vini zotëri Cameron”. Në një deklaratë për mediat britanike, Cameron kishte thënë se partneriteti i Britanisë me Shqipërinë po jep rezultat në luftën kundër migracionit të paligjshëm, që shënoi rënie për 90 % në vitin 2023. Gjatë vitit 2022, mbi 45 mijë njerëz kaluan Kanalin Anglez për të mbërritur në Britani të Madhe. Gjithashtu, sekretari i Jashtëm britanik bëri të ditur se do të njoftojë një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare. Mbretëria e Bashkuar ka ofruar 4 miliardë paund për projekte në Shqipëri, që do të realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Financës, Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bashkitë në të gjithë vendin. Sipas ambasadës britanike në Tiranë, lidhjet tregtare janë dyfishuar, si dhe turistët e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri janë rritur për 30% në janar 2024, krahasuar me janarin e vitit 2023.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%