Bota & Kuriozitete

Së paku 9 të vdekur gjatë një tubimi elektoral në Meksikë

todayMay 23, 2024 2

Background
share close

Së paku nëntë njerëz, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur dhe rreth 60 të tjerë janë lënduar, si pasojë e shembjes së një pjese të skenës në një tubim elektoral në shtetin verior të Meksikës, Nuevo Leon. Incidenti ndodhi teksa kandidati presidencial, Horhe Alvarez Majnez, po mbante fjalim në qytetin San Pedro Garza Garcia. Shumica e të lënduarve u dërguan për mjekim në qendrat mjekësore lokale, tha Instituti i Sigurisë Sociale i Meksikës. Alvarez Maynez, nga partia e qendrës Lëvizja Qytetare, tha se skena u shemb për shkak të një ere të fuqishme. Alvarez Maynez, i cili u kthye në vendin e ngjarjes pasi u kontrollua në spitalin lokal, njoftoi se do ta pezullojë fushatën zgjedhore në shenjë solidariteti për viktimat dhe se shpreson se autoritetet do të hetojnë çfarë ka ndodhur. Zgjedhjet presidenciale në Meksikë do të mbahen më 2 qershor, ndërsa Alvarez Mayez është i treti në garë, sipas sondazheve.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%