Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një fshat në Papua Guinea e Re, Kaokalam, është shkatërruar i gjithi, pasi pati rrëshqitje të dheut, duke shkaktuar të paktën 100 viktima. Bashkëfshatarët thonë se numri i viktimave është më i lartë. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit me orën lokale. Një pjesë e malit u shemb mbi fshat, duke shkaktuar tragjedinë. Sipas autoriteteve australiane, të gjithë banorët ishin në gjumë, gjatë shembjes. Fshati Kaokalam në provincën Enga, ndodhet rreth 600 km në veriperëndim të Port Moresby, kryeqyteti i Papua Guinesë së Re.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)