Bota & Kuriozitete

Izraeli vazhdon sulmet, edhe pse GJND urdhëroi ndalimin e operacioneve ushtarake

todayMay 25, 2024 1

Background
share close

Izraeli ka vazhduar të sulmojë Rripin e Gazës, përfshirë qytetin Rafah, edhe pse një ditë më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi Izraelin që të ndalë operacionet ushtarake në qytetin Rafah.

Izraeli nuk ka sinjalizuar se vendimi i GJND-së ka ndikuar në planet e tij.

Më 24 maj, në vendimin e GJND-së u tha se Izraeli duhet “menjëherë të ndalë” ofensivën e tij në Rafah dhe të ndërmarrë masat e nevojshme që të adresojë krizën humanitare në mbarë rajonin. Masat përfshijnë edhe rihapjen e pikëkalimit kufitar në Rafah me Egjiptin, në mënyrë që të hyjë ndihma humanitare në Gazë.

Deri tani që nga nisja e luftës më 7 tetor, pas sulmit që Hamasi kreu në jug të Izraelit, kur vrau 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë, si pasojë e kundërpërgjigjes së Izraelit, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.000 palestinezë.

Written by: Xhesika sallahi

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%