Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një fanse e përkushtuar e muzikës pop nderoi artisten e saj të preferuar, Madonna, duke bërë një rekord 18 tatuazhesh të këngëtares në trupin e saj. Tara Berry nga Topeka fitoi Rekordin Botëror Guinness për më shumë tatuazhe të së njëjtës muzikante në trup (femër), duke marrë titullin nga britanikja Nikki Patterson, e cila ka 15 tatuazhe të reperit Eminem. Berry tha se ajo bëri tatuazhin e saj të parë të Madonna-s në vitin 2016, kur dëgjoi se këngëtarja po kërkonte fansa me tatuazhe për t’u shfaqur në një video muzikore. Imazhet ikonike të Madonna-s që Berry ishte kthyer në tatuazhe përfshijnë të gjithë karrierën e këngëtares. Ajo vlerësoi se tatuazhet i kushtuan asaj një total prej më shumë se 9,800 dollarë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)