Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Athina nuk е përjashton mundësinë e dorëzimit të padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse autoritetet në Shkup nuk respektojnë obligimet e Marrëveshjes së Prespës. Shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis tha se marrëveshja është dokument ndërkombëtar që nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme.
Giorgos Gerapetritis – Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë
“Për zgjidhjen e kontesteve të mundshme është paraparë që të fillohet proces “duke i dërguar letër palës që ka shkelur Marrëveshjen dhe është e mundur, por jo e nevojshme, përdorimi i shërbimeve të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe në fund, vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.
Greqia këmbëngul për, siç thonë autoritetet në Athinë, zbatim të përpiktë të Marrëveshjes së Prespës, pasi presidentja e re e zgjedhur në Maqedoninë e Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, gjatë betimit të saj nuk tha “Maqedonia e Veriut” por “Maqedoni”. Ajo theksoi se nuk do ta përdor emrin kushtetues në paraqitjet e saj publike.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)