Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Tragjedia, si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një fshat të largët në Papua Guinea e Re po merr përmasa katastrofike, pasi sipas përditësimit të fundit të OKB-së, më shumë se 2000 njerëz janë varrosur të gjallë brenda shtëpive të tyre. Dëmet janë të paimagjinueshme. Një zyrtar i OKB-së theksoi se ekuipazhet e shpëtimit janë në garë me kohën për të gjetur të mbijetuarit. Banorët e zonës besojnë se rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga reshjet e dendura gjatë javëve të fundit. Presidenti francez Emmanuel Macron tha të dielën përmes X se Parisi është “gati të kontribuojë në përpjekjet për ndihmën dhe rindërtimin”.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)