Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shkencëtarët kinezë kanë shëruar me sukses diabetin tek një pacient duke përdorur një terapi novatore të qelizave.
Sipas raportit, pacienti iu nënshtrua transplantimit të qelizave në korrik 2021. Çuditërisht, brenda njëmbëdhjetë javësh, ai nuk kishte më nevojë për insulinë.
Gjatë vitit të ardhshëm, ai gradualisht reduktoi dhe përfundimisht ndaloi marrjen e ilaçeve nga goja për kontrollin e sheqerit në gjak.
Pacienti vuante nga diabeti i tipit 2 për 25 vjet dhe kishte humbur pothuajse të gjithë funksionin e këtyre qelizave. Ai u konsiderua me rrezik të lartë të komplikimeve vdekjeprurëse, duke kërkuar injeksione të shumta insuline çdo ditë.
Trajtimi u zhvillua nga një ekip nga Spitali i Shangait Changzheng , Qendra për Përsosmëri në Shkencën e Qelizës Molekulare nën Akademinë Kineze të Shkencave. Ky zbulim shënon një përparim të rëndësishëm në terapinë qelizore për diabetin. Trajtimi përdori qelizat staminale, të cilat mund të shndërrohen në shumë lloje të ndryshme qelizash që trupi ka nevojë për të funksionuar.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)