Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi Perëndimin se anëtarët e NATO-s po luajnë me zjarrin duke i sugjeruar Ukrainës që të përdorë armë perëndimore për të goditur Rusisë. Sipas Putin, kjo mund të shkaktojë një konflikt botëror. Presidenti Putin tha se vendet e vogla në Evropë “duhet të jenë të vetëdijshme se me çfarë po luajnë”, pasi ato kishin sipërfaqe të vogla tokësore me popullsi shumë të dendur.
Konflikti Rusi-Ukrainë, ka më shumë se dy vjet dhe njihet si konflikti më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë, Putin ka folur gjithnjë e më shumë mbi rrezikun e një konflikti shumë më të gjerë global, ndërsa Perëndimi gjendet përballë udhëkryqit se çfarë duhet bërë lidhur me përparimin e trupave ruse në Ukrainë.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)