Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kina prodhon qentë robotë, si pjesë e teknologjisë së saj më të re ushtarake. Këta robotë me telekomandë, mund të gjuajnë me mitraloza. Një video nga transmetuesi shtetëror CCTV, theksoi se qentë robotë me bateri, mund të vrapojnë në mënyrë të pavarur për dy deri në katër orë dhe mund të ecin përpara, prapa, të shtrihen dhe madje të kërcejnë. Ata mund të planifikojnë rrugë, t’u afrohen objektivave dhe të shmangin vetë pengesat. Qentë robotë me një peshë prej kg, janë bërë nga kompania kineze Unitri, me çmime që shkojnë nga 2,800 deri në 100 mijë dollarë. Këta robotë me telekomandë u shfaqën gjatë një stërvitjeje ushtarake me Kamboxhian. Një nga ushtarët kinezë tha se këta qen robotë do të ishin të rëndësishëm për luftimet urbane, duke marrë përsipër disa detyra nga ushtarët njerëzorë si gjetja dhe sulmi i objektivave.
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)