Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimi i arit është rritur në nivel rekord këto ditë, dhe tregtohet në bursa 2500 $/oz.
Të njëjtin trend ka shënuar edhe argjendi, i cili kushton 31.7 $/ oz. Argjendi arriti nivelet më të larta shumëvjeçare në fillim të javës së kaluar. Kina është blerësi më i madh i lingotave të arit dhe argjendit, pasi vendi kaloi Indinë në vitin 2023, në tregun e bizhuterive. Konsumatorët kinezë u renditën në krye, pasi blenë 603 tonë ar vitin e kaluar, me rritje 10% nga viti 2022.
Analistët në SHBA parashikojnë shtrenjtim të mëtejshëm të arit gjatë këtij viti, me çmimin që mund të arrijë deri në 3000 dollarë për oz.
1oz=28.35 gram
Written by: Xhesika sallahi
Post comments (0)